Politike
Hasani në krye të OSBE? Qeveria shqiptare propozon emrin e ministrit të jashtëm
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mund të marrë postin e sekretarit të përgjithshëm në OSBE.
Në një shkrim ekskluziv, “Security and Human Rights Monitor”, raporton se emri i Hasanit si kandidat për këtë post është dërguar nga qeveria shqiptare. Ai do të jetë në garë m katër persona të tjerë.
KANDIDATË PËR POSTIN E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM NË OSBE:
- Igli Hasani – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme në Sqhipëri;
- Jan Braathu – Shef i Misionit të OSBE-së në Serbi;
- Christophe Kamp– Përfaqësues i Përhershëm i Holandës në OSBE;
- John MacGregor – Shef i Qendrës së OSBE-së në Ashgabat;
- Marcel Peško – Përfaqësues Special i Kryesuesit të OSBE-së, Koordinator i Projektit të OSBE-së në Ukrainë.
Ndryshe nga organizatat e tjera ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara, të cilat kohët e fundit ka përdorur një proces ndryshe për të emëruar dhe përzgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm, OSBE zgjedh udhëheqësit e lartë me dyer të mbyllura.
Gjithashtu i takon vendit që kryeson OSBE-në të gjejë mënyra për arritjen e konsensusit, duke përfshirë organizimin e konsultimeve dhe dëgjimeve të mundshme ose intervistave me kandidatët.
Ashtu si me të gjitha vendimet e tjera të OSBE-së, emërimet mund të bëhen vetëm pasi të jetë arritur konsensusi midis të 57 shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së.
Përpara fillimit të detyrës, si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, në periudhën Tetor 2021 – Shtator 2023, Igli Hasani ka mbajtur pozicionin e Koordinatorit të OSBE për Çështjet Ekonomiko-Ambientale. Ky ishte pozicioni më i lartë i mbajtur nga një shtetas shqiptar në OSBE, që prej anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatë, në vitin 1991.