Connect with us

Aktualitet

Helikat e skafeve e kanë prerë? Një delfin del i ngordhur në bregun e Borshit, habiten pushuesit

Një delfin ka dalë i ngordhur në bregun e plazhit të Borshit, duke i habitur jo pak turistët, të cilët janë afruar për të parë më nga afër çfarë ka ndodhur.

Nga sa është raportuar, delfini ka pasur shenja të prerjes në gjoks dhe dyshohet se helikat e skafeve e kanë prerë atë dhe e kanë lënë të dëmtuar, duke i shkaktuar edhe ngordhjen.

Nuk dihet saktësisht megjithatë se çfarë ka ndodhur konkretisht dhe raportimet kanë ardhur vetëm nga pushuesit e pranishëm të zonës.

Advertisement