Kosova
HELMI AKREPIT/ Serbët po gënjehen ditën me diell nga Vuçiç
“Sot jemi dëshmitarë të një ngjarjeje historike, çmontimit të plotë të prezencës së shtetit serb në Kosovë, e padëgjuar kjo përgjatë një shekulli, dhe ky është një moment dramatic” – keshtu ka deklaruar ish-presidenti serbnë dy mandate, Boris Tadiç
Ai theksoi se serbet përjetuan një fatkeqësi kombëtare, me ardhjen e kancelarit gjerman Olaf Solac dhe presidentit francez Emmanuel Macron dhe se Serbia jo vetem qe nuk po e ngre prestigjin e saj, por ne fakt po humbet gjithcka
“Vuçic po shfrytëzon rastin që të ngrejë tensione në shoqërinë persa i përket litiumit, ndërkohë që po ndodh çdo anulim i shtetit serb në Kosovë, dhe për mua është magjepsëse se si nuk e sheh gjithe kete publiku ynë dhe sesi ai po gënjehet diten me diell” – deklaroi Tadiç, duke theksuar se ngjarjet traumatike po krijojnë trauma të reja.
“Qytetarët e Serbisë duhet ta kuptojnë se në këtë moment po përfundon procesi që ka vazhduar që nga viti 2012, në të cilin kjo qeveri, po dorezson gjithcka në Kosovë dhe qe ka qene kërkesë e Angela Merkelit, të cilën unë si president i Serbisë e kam refuzuar. Shpërbërja e gjurmëve të shtetit serb në Kosovë është në progres dhe vijat e kuqe të vendosura gjatë mandatit tim janë shembur, dhe me sa dëgjojmë nga emisari Miroslav Lajçak, edhe një letër me të paktën një referencë deklarative për mbetjet e atyre vijavete kuqe ështe tërhequr” – deklaroi ish presidenti serb