Connect with us

Bota

Helmoi qëllimisht 25 fëmijë, ekzekutohet edukatorja

Një gjykatë në Kinën qendrore njoftoi të premten se ka ekzekutuar mësuesen e cila tentoi të helmonte 25 fëmijët e mitur të kopshtit ku punonte.

Në njoftimin e postuar jashtë gjykatës së ndërmjetme në qytetin Jiaozuo të provincës Henan, bëhet me dije se dënimi me ekzekutim ndaj edukatores Wang Yun ishte kryer të enjten.

Wang, 40 vjeç, u dënua për vendosjen e nitritit toksik të natriumit në ushqimin që iu shërbye më 27 mars të vitit 2019 fëmijëve në kopshtin “Mengmeng”.

Shumica e fëmijëve u shëruan mjaft shpejt, por njëri prej tyre ndërroi jetë pas 10 muajsh trajtimi në spital.

Wang kishte helmuar më herët burrin e saj me të njëjtën substancë të blerë në internet dy vjet më parë. Edhe bashkëshorti i saj fatmirësisht i mbijetoi plagëve të marra.

Advertisement