Connect with us

Politike

Heqja dorë nga e drejta e vetos në BE: Çfarë do të ishte koncepti që mbështet Edi Rama

Gatishmëria e Edi Ramës që Shqipërinë t’a vendosë në Unionin Europian pa të drejtë vetoje para vendimarrjes që kanë anëtarët aktualë, mund të interpretohet si pragmatizëm i kryeministrit shqiptar, por e tillë formë e përkatësisë në klubin europian nuk është zgjidhje demokratike dhe nëse BE e krijon, ajo nuk do të duhet të jetë e përhershme, besojnë disa disa prej bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn. Nuk është as tërësisht problematike, opinioni i të tjerëve, për të cilën kjo do të ishte formulë fituese që të shmangen rivalitetet e anëtarëve të rinj nga rajoni, kur të kalojnë pragun e BE një herë.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

“Na futni në Europë dhe jam gati të nënshkruaj marrëveshje në të cilën do të deklaroj qartë se nuk dëshirojmë të kemi (fuqi) të vetos” tha Rama në dhjetor për Observerin britanik.

Kjo, sikurse spegoi, do të ishte me të vërtetë mbrojtje nga çdo lloj frike se “ndonjë tip i çmendur nga Ballkani do të dëshirojë të hyjë në klub me forcën e vetos e të nisë të imponojë gjëra”.

Shqipëria, shkoi Rama një hap më tej, nuk dëshiron komisionerin e vet në Komisionin Europian dhe mund të arrijë marrëveshje me Italinë, që komisioneri italian të jetë i saja.

Ndonëse bashkëbiseduesit, kësaj mënyre të zgjerimit të BE konfirmojnë se kjo nuk do të thotë aspak anëtarësim të dorës së dytë, nuk mendojnë të gjithë që Ballkani është gati të pasojë konceptin me të cilin Rama nuk ka problem.

Një nga fqinjët e tij të parë, kryeministri malazez Millojko Spajiq, e tha qartë se çfarë mendonte për erërat e reja që fryjnë nëpër Bruksel.

“Nëse nuk ke ekuilibër si anëtar, atëherë me të vërtetë nuk funksionon”, ka qenë qëndrimi i Spajiq.

Pa veto-nuk ka peshë politike

Drejtori i Institutit për Studime Europiane në Beograd, Sllobodan Zeçeviq, thotë për Kosovo onlajn se anëtarët e rinj me zërin e tyre, me deputetët e tyre në Parlamentin Europian dhe me anëtarët e vet në Komisionin Europian, zakonisht lobojnë për vendime të caktuara, investohen në koalicione të caktuara për rastin e vendimarrjes dhe prej kësaj tërheqin benefite të caktuara.

“Kur ke votë jo vetëm që thua qëndrimin tënd për ndonjë gjë, por merr pjesë dhe në tregtinë politike brenda Unionit Europian. Thua, unë do t’a mbështes këtë e atë, por me kusht që të marr këtë apo atë. Kur nuk ke të drejtë vote në Këshillin e Ministrave, ju në të nuk asistoni dhe nuk keni kurrëfarrë lloj peshe politike në këtë proçes”, thekson Zeçeviq.

Mesazhet e Ramës ai i shikon si sinjal që Shqipëria nuk do të krijojë probleme vetëm që ajo të pranohet në BE.

“Kjo flet që Rama ka llogaritur se është fitimprurëse për të qenë anëtar i Unionit Europian edhe nën kushtet se nuk ka të drejtë vendimarrje politike brenda BE sepse do të merrte fonde si anëtar me të drejta të plota dhe kjo për të është gjëja më e rëndësishme. Mendon se është më fitimprurëse për Shqipërinë të marrë të holla nga fondet sikur të ishte anëtare me të drejta të plota dhe se vendimmarrja nuk është aq e rëndësishme”, thekson Zeçeviq.

Ky i fundit kujton se ideja për të kufizuar mungesën e të drejtave të vendimmarrjes për pesë deri në dhjetë vjet, derisa të reformohet sistemi institucional i BE, ekzistonte brenda vetë BE dhe se Rama këtë e propozoi sepse e di që problemi më i madh për BE janë se pranimet e reja e komplikojnë rendin kushtetues të Unionit Europian, i cili dhe kështu është po aq i komplikuar.

Çfarë do të thotë të jesh brenda dhe jashtë BE, Zeçeviq e ilustron me shifra dhe pohon se Sërbia, si vend jashtë BE në rastin më të mirë në vit mund të tërheqë 500 milionë euro për financimin e projekteve të ndryshme, ndërsa, nëse do të ishte anëtare, do të kishte 2.2 miliardë euro nga BE. “Diferencat janë të mëdha. Edi Rama thotë: më jepni mua këto, as nuk më duhet të vendos. Kjo është filozofia dhe kalkulimi i tij: më mirë të marr dy miliardë përvit dhe të mos jem anëtar me të drejta të plota, sesa të jem jashtë BE sepse do të marr shumë më pak të holla, e sërish gjithçka që ndodh në Unionin Europian më shqetëson ende duke pasur parasysh pozitën time gjeografike e politike në Europë”, bën të ditur bashkëbiseduesi ynë.

Megjithatë, sikurse thotë, opsioni i pranimit të anëtarëve të rinj të Unionit Europian pa të drejtën e vetos në Këshillin e Ministrave, nuk është zgjidhje demokratike. Duke pasur parasysh natyrën demokratike dhe elementët federalë të Bashkimit Europian, skenar i tillë, thotë ai, nuk duhet të jetë i përhershëm.

Ndryshimi i standarteve do të duhej të vlente për të gjithë

Qëndrimin e kryeministrit shqiptar, analisti nga Prishtina Artan Muhaxhiri e konsideron interesante dhe beson se do të ketë ndikim brenda BE por jo që të përshepjtojë rrugën europiane të Tiranës. Për këdo, sikurse thotë, e vetmja mënyrë për të fituar statusin e anëtarit më shpejt është përmbushja e të gjitha kritereve dhe kërkesave që BE ka për të gjitha shtetet anëtare dhe e njëjta gjë do të vlejë edhe për Shqipërinë.

“Ky është opsion ekstrem dhe nuk mendoj se do të pranohet sepse do të ndryshonte standardin. BE punon gjatë gjithë kohës mbi standardet dhe kriteret nga A deri tek Zh. Nëse e ndryshojnë këtë standard, atëherë ai do të duhej të ndryshohej edhe për të gjitha shtetet e tjera kandidate”, tha Muhaxhiri për Kosovo onlajn.

Ai bën të ditur se Edi Rama është politikan i pazakontë, me stil specifik të marrjes me politikë.

“Është mjaft kreativ dhe përherë tenton të gjejë mënyra origjinale për t’iu qasur problemeve, në këtë rast çështjes së integrimit europian. Ai bën punë të mirë sepse Shqipëria po ecën shumë shpejt drejt rrugës për në BE. Gjithashtu ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë vendimmarrësit kryesorë në BE. Mendoj se ai është në pozitën më të mirë në raport me të gjitha shtetet e Ballkanit sepse punon shumë zgjuarsisht dhe bën atë që i kërkohet. Është në frekuencat e duhura me BE”, beson Muhaxhiri.

“BE është e kapur në kurth“

Hyrja në Unionin Europian pa të drejtë veto si opsion që do të ishte e përkohshme, sipas vlerësimit të analistit nga Shkupi Petar Arsovski, do të ishte e mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse në periudhën e hyrjes, do të shmangte imponimin mes tyre.

“E drejta e vetos është në bazën imponuese të vendet e vogla, për t’i mbrojtur nga maxhorizimi. Mendoj se për vendet e Ballkanit, është mirë që nuk kemi veto për një kohë, sepse nëse na japin veton, kjo do të jetë shpërthim pakënaqësie dhe konkurrence mes nesh në dhjetë vitet e para. Është mirë që secili vend merr të drejtën e vetos vetëm pasi të ketë pasur njëfarë eksperience në BE”, tha Arsovski për Kosovo onlajn.

Qëndrimi që e shfaqi publikisht kryeministri shqiptar, sikurse besohet, do të përshpejtojë rrugën e Shqipërisë drejt BE.

“BE është në gjendjen në të cilën askush nuk e di nëse anëtarësimi duhet të jetë në një apo dy raunde dhe vazhdimisht mendojnë se si do të duket paketa përfundimtare për vendet e Ballkanit Perëndimor. Me përgjigjen e vet Rama de facto e futi në kurth BE. Tashmë ata duhet që të dakordësohen me integrimin e Shqipërisë dhe duhet të përshpejtojnë dhe ngarkesat për atë që u’a premtuan. Kështu që se ai raport, absolutisht do të përshpejtonte dhe të bënte hyrje të sigurtë të Shqipërisë në BE” vlerësoi Arsovski.

Hulumtuesja në Qendrën për Studime Strategjike Ndërkombëtare në Tiranë Gerta Zaimi beson se Edi Rama nuk është aq rastësor sepse u shfaq në momentin kur europianët po ndeshen me dilemën e madhe se çfarë të bëjë me vendet e vogla të Ballkanit Perëndimor.

“Me cilin status duhet të pranohen këto vende që kanë 800,000 banorë sikurse Mali i Zi, apo disa milionë si Sërbia, që është vendi më i madh në rajon, por që është i krahasueshëm me disa qytete të mëdha në Europë? Pra, kanë dilemë nëse këto vende duhet të hyjnë në BE me të drejtën e vetos, apo me hyrjen e këtyre vendeve, parimi i vetos duhet të anashkalohet në një farë mënyre. Propozimi i Ramës nuk është diçka personale, kështu që nuk besoj se është bërë pa konsultim me BE. Mendoj se propozimi i tij është mënyrë e përshtatshme për të shmangur problemin e madh europian, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor kanë interes për integrim. Nuk mendoj se kjo është ide kaq negative”, thotë Zaimi për Kosovo onlajn.

 

Ajo njëkohësisht thekson se e drejta e vetos brenda BE, u fut me qëllimin që vendet e mëdha të mos marrin vendime në emër të të vegjëlve dhe ajo çka quhet çështja e vetos, ndërsa sot është një nga shtyllat e Komunitetit Europian, u krijua me qëllimin për të mos ndjerë fuqinë e vendeve të mëdha, veçanërisht Francës dhe Gjermanisë, të cilat ishin më të fuqishmet, por edhe Italisë.

“Problemi është se me kohë dhe vetë europianët e kanë parë që çështja e vetos është bërë problem i madh. Ata nuk dinë sesi t’a ndryshojnë këtë parim, sepse për ta ndryshuar, do të duhej të ndryshonin marrëveshjet bazike të Komunitetit Europian. Për këtë arsye, liderët e BE nuk dinë sesi të veprojnë. Ndoshta mund të gjendet zgjidhje, me marrëveshje që është bërë sikurse në rastin e Bregzitit kur u vendos sesi Britania e Madhe duhet të braktiste Unionin pa ndryshime në marrëveshjet kryesore”, thotë Zaimi.

Duke folur për deklaratën e Ramës se Shqipëria madje është gati dhe ndonjë shtet tjetër për të qenë anëtare, Italia të përfaqësoje interest e saja në Komisionin Europian, Zaimi bën të ditur se nuk e di sesa ky propozim të ketë qenë serioz.

“Do të thoja se Shqipërisë nuk i duhet që të prezantohet nga ndokush tjetër sepse është në gjendje që të përfaqësojë veten kur do të duhet që të prezantohet në organet më të larta të BE” konkludon Zaimi. 

 

Advertisement