Kosova
Hesape pa hanxhiun/ Konjufca ka një plan të ri, (të vjetër)
Kosova duket se e ka një plan përmes të cilit do të përpiqet të shmang përkohësisht themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Para takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçic, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se Kosova është gati ta nënshkruaj marrëveshjen, me kusht që themelimi i Asociacionit të lihet për më vonë.
Sipas tij, Kosova është “në pozicion komod” dhe cdo gje po shkon “sipas planit”. E tillë Prishtina zyrtare do të paraqitet edhe më 18 mars, ndërkohë që SHBA-ja kërkon që diskutimi për themelimin e Asociacionit të fillojë menjëherë.
“Në Ohër duhet të shkojmë me pozicionin tonë: Fillimisht të ndodhë njohja ‘de facto’ nga ana e Serbisë, pastaj Kosova gjen modusin e formimit të Asociacionit” – deklaroi kryeparlamentari