Connect with us

Kosova

Heshtja ogurzezë…Ja çfarë po bën gati Kurti për Serbinë

“Sjellja e Vetëvendosjes dhe liderit të saj Albin Kurti dëshmon mungesën e plotë të dëshirës së shqiptarëve për të bashkëjetuar me serbët dhe për të marrë përgjegjësi për tendencën drejt një politike të dominuar nga ndjenjat antiserbe” – kështu tha ish-kryetari i Komitetit për Kosovën dhe Metohinë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, duke theksuar se pozita e vështirë e komunitetit serb po shfrytëzohet nga bashkësia ndërkombëtare dhe Prishtina për tregti politike.

“Nuk po ndodh asgjë tjetër veç përhapjes së urrejtjes ndaj serbëve” –  potencoi Drecun, duke u shprehur gjithashtu se për Albin Kurtin, serbët janë fajtorë për gjithçka

“Serbët janë vendosur në rolin e pengut kolektiv për qëllimet që bashkësia ndërkombëtare dhe Prishtina duan t’i arrijnë” – ka theksuar Drecun, i cili theksoi se “hapja e çështjes së anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës ka bërë që Prishtina të pajtohet për bisedime të reja, dhe shtoi se Beogradi po shantazhohej me situatën e rëndë të serbëve për ta detyruar atë të njohë de fakto Kosovën.

“Gjithçka që u bëhet serbëve ka një ndikim jashtëzakonisht negativ në shtetin e Serbisë. Lejimi i Kosovës për të ndërmarrë veprime të njëanshme synon të ushtrojë presion mbi Beogradin,”  – potencoi Milovan Drecun.

Advertisement