Connect with us

Kosova

Heshtja që flet dhe vrasja e policit serb/ Petkoviç sulmon ministrin e Kosovës

Drejtori i Zyrës për Kosovë Petar Petkovic, tha se ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, “me mesazhet e fundit kërcënuese dërguar popullit serb në provincën jugore serbe, si dhe Beogradit, sërish ka konfirmuar se kush është i vetmi kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Kosovë”.

Në një komunikatë për media, Petkovic ka vlerësuar se te gjitha nismat për dialog dhe zgjidhje paqësore të të gjitha problemeve vijnë nga Beogradi, kurse në Prishtinë çdo ditë e më hapur po “tundin armët dhe po bëjnë thirrje për konflikte”.

“Të ashtuquajturat forca të sigurisë së Kosovës nuk kanë çfarë të kërkojnë në veri të Kosovës, ashtu siç nuk ka vend për policinë e Prishtinës, e cila cdo ditë ben terror në katër komuna me shumicë serbe”. Sveçla të ndalojë së kërcënuari dhe te mos provokoje konflikte, sepse çdo njeri i arsyeshëm e kupton se paqja nuk ka alternativë dhe se rajoni ynë nuk mund të përballojë një cikël tjetër urrejtjeje dhe shkatërrimi”, theksoi Petkovic.

“Svecla është gjithmonë në heshtje të dukshme kur vuajnë serbët, ndaj nuk ka thënë asnjë fjalë për vrasjen e policit serb në detyrë në Loznicë, për të cilën dyshohet se e ka kryer një shqiptar nga Kosova, por është i pari për të thirrur për konflikte dhe për të përhapur propagandë për ndonjë kërcënim inekzistent serb” – deklaroi Petkoviç duke potencuar se i vetmi kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, sic tha ai, janë “separatistët dhe ekstremistët në Prishtinë” dhe shtoi se vetë Xhelal Sveçla “e profilizoi veten si më ekstremisti në mesin e tyre”.

Advertisement