Connect with us

Aktualitet

Hetimet për sulmin ndaj TCH, dërgohet letërporosi në Gjermani

Hetimet për zbardhjen e autorëve që goditën me armë në 27 mars të këtij viti ndaj “Top Channel”, tashmë po kryhen në një laborator shkencor në Gjermani. Përmes një letërporosie të dërguar jashtë vendit, mostra të analizave të ADN-së të fiksuara në makinën tip “Range-Rover” dhe disa gëzhoja automatiku, janë dërguar për ekzaminim në Gjermani. Prokuroria e Tiranës i ka çuar mostrat e gjetura në mjet dhe në vendin e ngjarjes në Gjemani me shpresën se mund të ketë atje një profil krahasues, që do të sjellë më pas identifikimin e autorëve.

Kjo metodë ka rezultuar se suksesshme në identifikimin e rastit të vrasjes së Eglantina Bucit në vitin 2012. Ndërsa vetë Prokuroria e Tiranës ka arritur të mësojë vetëm se plumbi që i mori jetën rojes ka qenë rikoshet. Kjo e dhënë ka përjashtuar mundësinë që viktima Pal Kola, të ketë qenë objektivi i autorëve. Paralelisht, Prokuroria e Tiranës është në pritje të përgjigjeve të një letërporosie nga Europoli qendror në Holandë. Të dhënat që do të vijnë prej andej kanë ngja

llur shpresën për të zbuluar agresorët.

Çfarë ndodhi tek Top Channel?

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate më 27 mars dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh.

Advertisement