Politike
Hetimet, Yuri Kim takon Arben Krajën e SPAK
TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën. Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë ta mbështesin punën e SPAK dhe të institucioneve të tjera të reformës në drejtësi.
Kraja sapo është kthyer nga vizita zyrtare në Uashington, ndërsa Kim thekson se kjo vizitë do të forcojë bashkëpunimin e Shqipërisë dhe SHBA-së në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Kemi kënaqësinë të mirëpresim sërish kreun e SPAK-ut Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon më tej bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi.
Lajm ne perditesim….