Connect with us

Politike

Hetimi pasuror i SPAK/ Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj ankimojnë kontrollet e ushtruara nga BKH

Familja Veliaj ka ankimuar kontrollin e zhvilluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Më konkretisht, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa dhe kunati i saj, Arbër Veliaj kanë ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të  Organizuar për kontrollin e ushtruar në banesa dhe në qendrën ‘Harabel’.

Fillimisht ushte avokati i Xoxës ai që dorëzoi ankimin në Apelin e Posaçëm, ndërkohë që ankim bëri edhe vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj. Të dy avokatët pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit procedural për mungesë shkaku të ligjshëm.

Më 6 dhjetor, teksa kryebashkiaku ndodhej për një vizitë zyrtare 2 ditore në Hamburg, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Urdhëri u dha nga hetuesi i SPAK, Olsi Dado. Më pas, së bashku me vetë Xoxën janë paraqitur edhe në galerinë e saj, “Harabel”, për të ushtruar kontroll. Pavarësisht se pas interesit të mediave, ka pasur një sqarim nga SPAK lidhur me atë që po ndodh. Sipas Prokurorisë së Posaçme, po kryen hetime për një çështje, por nuk japin detaje të tjera. Vetë Veliaj u shpreh i hapur për hetimet që po kryheshin nga SPAK.

Pas kontrollit, reagoi kryedemokrati Sali Berisha. Ky i fundit deklaroi se gjatë kontrollit që BKH ka ushtruar në zyrat e fondacionit “Harabel” të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt, janë gjetur të fshehura 230 mijë euro. Në përgjigjen e tij për akuzat e ngritura, Veliaj iu drejtua Berishës, duke e quajtur atë “një hienë të xhindosur”, por po ashtu paralajëmroi ankimimin që u bë sot në Gjykatë nga familjarët e tij.

Advertisement