Connect with us

Politike

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Burimet bëjnë me dije se Veliaj është thirrur në SPAK me kërkesë të prokurorit Ols Dado.
Kjo është hera e dytë që Veliaj paraqitet në SPAK, pasi herën e parë u paraqit më 30 prill të këtij viti. Në atë kohë kryebashkiaku qëndroi për 8 orë në SPAK lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme për inceneratorin e Tiranës.
Ndërkohë disa ditë më parë SPAK sekuestroi telefonin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Me vendim të GJKKO kontrolle u kryen dhe në studion ‘Harabel’ tek ish-Blloku ku u sekuestruan dhe dokumente që kanë të bëjnë me hetimet e nisura nga prokurori Olsi Dado, në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.
Advertisement