Politike
Hetimi për vjedhje vote në Lushnjë/ Berisha: U organizua nga Vlora Hysenaj, sapo të…

Gazetari: Ju në Strasburg denoncuat që vota në Shqipëri ka shkuar 100 euro për pensionistët, sipas Policisë së Shtetit është kapur një rast në Lushnjë, ku një person ofronte 500 euro në këmbim të votës dhe dyshohet në emër të PD.
Berisha: Po të garantoj, ky është si rasti i Belerit, janë stimulime, është e tëra e organizuar nga Vlora Hysenaj dhe Ardi Veliu, kategoria e provokatorëve që e dinë që fluturojnë atje ku e meritojnë pas datës 11 maj, sapo të mësoj emrin e personit që ka marrë pjesë përjashtohet në mënyrë përfundimtare nga PD, përjashtohet si pjesë…si agjent i SHISH të Policisë kriminale, nëse është njeri që e ka bërë.

