Connect with us

Bota

Hezbollahu e emëron Naim Qassemin si pasues të liderit të vrarë, Nasrallah

Hezbollahu njoftoi të martën se Naim Qassem është emëruar lideri i grupit, duke e pasuar liderin e vrarë, Hassan Nasrallahun.

Nasrallah u vra nga sulmet ajrore izraelite në Bejrut më 27 shtator.

Qassem ka qenë zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Hezbollahut.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Advertisement