Connect with us

Politike

Hienat po shqyejnë kufoma

FIER- Kryeministri Edi Rama ka hapur sërish temën e vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurtit. Gjatë një takimi me fermerët në Fier, Rama ka sulmuar opozitën duke i quajtur hiena, të cilët sipas tij po përdorin vdekjen e të riut për qëllimet e tyre personale. Po ashtu Rama ka theksuar se policia dhe prokuroria kanë deklaruar se nuk ka pasur asnjë tejkalim të forcës.

“Njerëz pa din, pa iman, pa fe, pa athe, hijena që arrijnë deri në pikën sa të shqëyjenë në TV nga mëngjesi në darkë kufoma si kufoma e atij të shkretit që humbi jetën duke bërë cmos të ngrenë tymnaja e tension e zjarrin e urrejtjes ndaj polisisë së shtetit. Ndërkohë që jo vetëm ka një moment njerëzillëku, ka një moment ku njeriu i thotë vetes prit cfarë shqiptari jam, si mund të kafshoj të vdekurit për të nxjerrë përfitime. Dhe policia e të tjerët që janë në krye të detyrës për këto punë janë mësuar tani me hijenat e filmojnë të gjithën nga fillimi në fund, të gjithën e prokuroria nxjerr bashkë me policinë konkluzionin që këtu nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj të tejkalimit të masës nga policia por me ato që u thanë se s’dua t’i përsëris në respekt të viktimës e familjes së tij.
Si mund të besohen këta hijena kur janë në gjendje të kthejnë përmbys të vërtetën e një vdekjeje”, tha Rama.

Advertisement