Connect with us

Sport

Hija e Lewandowskit përndjek Bayern Munich

Nuk janë momentet më të mira për Bayern Munich në Bundesliga. Aty ku bavarezët kishin sunduar me grusht të hekurt prej vitesh, sot është kthyer si një vizitë te dentisti… Megjithatë, skuadra e Nagelsmann ende e ruan kryesimin. Tri barazimet radhazi dhe dëmtimi i papritur i Sadio Mané kanë kontribuar në krijimin e një atmosfere të rrallë në “Allianz Arena”.

Mungesa e senegalezit ka qenë shkaku i “vrimës së zezë” që bavarezët kanë në pozicionin e qendërsulmuesit. Choupo Moting është një ‘9’ i mirë, madje herë pas here e ka evituar humbjen me mjeshtëri. Por, kamerunasi nuk është top-sulmues i skuadrës bavareze.

Për momentin, Musiala është golashënuesi më i mirë i Bayern Munich pas 18 javëve kampionat. I riu gjerman debutoi në sezonin 2019-2020 në Bundesligë. Këtë sezon ai ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 7 asiste. Shifra shumë të larta për një mesfushor, por shumë pak për të qenë golashënuesi më i mirë për dominuesin absolut të Bundesligës.

Askush nuk e mbante mend Lewandowskin, ndërsa Mané bëri nga halli ‘9’ fals në sistemin e lojës së Nagelsmann. Polaku i lejoi bavarezët të ulnin nivelin e përsosmërisë së vazhdueshme që duhej të tregonin në gara të tjera si Liga e Kampionëve. Që nga sezoni 2014-2015, tashmë lojtari i Barcelonës nuk ka shënuar më pak se 9 gola në 18 ndeshjet e para. Nga ai sezon, niveli i shënimit të Lewandowskit është rrëqethës:

Sezoni aktual është rezultati i dytë më i ulët, 37 pikë, nga të gjitha edicionet e përmendura më sipër. Vetëm një fillim i keq i sezonit 2019-2020 (36 pikë) e ka lejuar këtë Bayern të mos ketë më pak pikë në dekadën e fundit. Kampionëve gjermanë iu mungon një ‘9’ që mbretëron sërish në Bavari. Hija e Lewandowskit ende endet në fushën e “Allianz Arena”.

Advertisement

TRENDING