Connect with us

Kosova

Hill merr dollarë të pistë nga Vuçiç/ Thashethemi që djeg ‘të gjallë’ Beogradin, dhe letra e hapur e opozitarit

Reagime kontradiktore në opinionin serb ka shkaktuar letra e hapur e kryetarit të Partisë Liri dhe Drejtësi, Dragan Đilas, drejtuar ambasadorit amerikan ne Beograd, Christopher Hill, sidomos pjesa në të cilën Đilas shprehet se mbështetjen e Hillit për minierat në Serbi e sheh si konfirmim të thashethemeve se ambasadori amerikan është në listën e pagave te paligjshme të presidentit serb Aleksander Vuçic.

Sipas politikanit nga opozita serbe, akoma më e çuditshme është se si ka mundesi qe ambasadori Hill nuk I sheh qendrimet antiperëndimore të zv/kryeministrit non grata Aleksander Vulin, apo deklaratën e kryeministrit se Serbia nuk do ta harmonizojë kurrë politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian.

Diplomati Sreçko Gjukic beson se është ambasadori amerikan në Beograd eshte përfaqësues i dëshmuar i politikës së butë ndaj Beogradit zyrtar. Ai rregullisht i vlerëson lëvizjet e qeverisë serbe sikur të ishte në Uashington. Ambasadori u dëshmua me politikat e tij me te buta se pambuku, sidomos me zgjedhjet e fundit te vjedhura nga Vucic.

I pyetur nese Hill I bent e gjitha keto me koken e vet, Gjukic theksoi: Ambasadori nuk do ta bënte asgje pa miratimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Po cili është qëlliimi I deklaratave te tij? Epo këtë e dinë edhe harabela tanë të famshëm të Beogradit! Lëreni qeverinë në Beograd të qetë derisa të zgjidhë çështjen më të rëndësishme ballkanike për SHBA-në, qe eshte ajo e Kosovës. Mos e ndërroni qeverinë në asnjë mënyrë, pavarësisht nese zgjedhjet ishin jodemokratike dhe autokratike”

Advertisement