Connect with us

Kosova

Hill nuk i ndahet asociacionit: Marrëveshja, test për Kosovën

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, tha se është e rëndësishme që të gjithë të pajtohen që Bashkimi i Komunave Serbe duhet të formohet, veçanërisht për shkak se kjo ishte e paraparë në marrëveshjen e 10 viteve më parë, të cilën ai e vlerësoi si një periudhë shumë të gjatë.

Në panelin “E ardhmja e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor” në Forumin e Biznesit në Kopaonik, Hill tha se marrëveshjet duhet të respektohen dhe se ky është një test për autoritetet në Prishtinë që të kuptojnë se çfarë duhet bërë për të përmbushur standardet evropiane.

Sipas tij, BE-ja është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Evropës në shekujt e fundit.

“Ka vështirësi, por ne duhet të fokusohemi te qëllimi. BE-ja është përgjegjëse për zgjidhjen e problemeve edhe jashtë BE-së” – tha ambasadori amerikan në Beograd

Advertisement