Kosova
Hill për takimet në Bruksel: S’kam pritur sukses të plotë
“Është shumë herët të thuhet se dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është i pasuksesshëm” – Kështu deklaroi ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, duke shtuar se ai nuk priste “sukses te plotë” të negociatave dhe se pritshmëria e tij ishte kthimi në tryezën e bisedimeve. Synimi i dialogut, siç theksoi ai, është një zgjidhje politike që pret “dhënie e marrje” nga të dyja palët.
Çështja e vërtetë është thelbi i dialogut. A mund të arrijmë një situatë ku serbët në Kosovë të ndihen rehat dhe të kenë një lloj Asociacioni dhe a mund të arrijë Prishtina atë që dëshiron, që është një rrugë e qartë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare? Këto janë çështje komplekse, probleme të vështira, sigurisht të trashëguara. Por, gjithashtu, shpresoj se do të ketë frymëzim për të ardhmen. Është shumë herët për të pretenduar se ky është dështim’ – theksoi Hill
Nga ana tjetër, Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, në një konferencë për media në Bruksel, pas përfundimit të Samitit dyditësh, ka thënë se nuk ndanë vlerësimin se bisedimet kanë dështuar, si edhe ka theksuar se Kurti dhe Vuciç I kanë premtuar se marrëveshjet do të zbatohen.
Nga ana tjetër, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha se do të jetë shumë e rëndësishme që të kontrollojmë nëse vërtet marrëveshjet do zbatohen, dhe do të jetë në përgjegjësinë e BE-së për të vlerësuar se cilat do jenë benefitet dhe pasojat nëse këto zbatohen dhe nëse jo.
Ambasadori amerikan në Beograd tha gjithashtu se sulmi i armatosur ndaj policisë së Kosovës në Banjskë ishte pengesë e madhe për negociatat në Bruksel dhe sipas tij, SHBA-ja është duke i monitoruar nga afër hetimet në Beograd dhe Prishtinë.
“Fokusi është të zbulohet saktësisht se çfarë ka ndodhur, kush është përgjegjës. Dhe së fundi, të krijohen rrethana, që kjo nuk mund të ndodhë më”, theksoi ambasadori amerikan.