Kronike
Himarë/ Skafi përplas për vdekje fëmijen 5-vjeçar
Detaje rrëqethëse vijnë nga ngjarja e rëndë ndodhur pak minuta më parë në Himarë, ku një fëmijë 5 vjeç është përplasur për vdekje nga një gomone.
Fëmija ndodhej me pushime me familje, dhe se në momentin e ngjarjes ndodhej në breg të detit në Potam, në një zonë aspak të rrezikshme.
Gomonia me dy motorë të fuqishëm është parë duke kryer manovra të rrezikshme, ndërsa më pas ka goditur fëmijën në sy të prindërve të tij.
Fëmija për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa drejtuesi i mjetit, i cili është arrestuar, ka deklaruar se ka pasur një probleme teknik në skaf.