Bota
‘Himars’ po ndryshojnë fatin e luftës
Shkatërrimet në Melitopol dhe raketat e shumta ‘Himars’ që po ndryshojnë luftën
Grupi paraushtarak rus ‘Wagner’ ka lënë vetëm rrënoja në periferi të qytetit ukrainas të Melitopolit. Ndërkohë burime ukrainase flasin për 200 vendas të vrarë nga forcat ruse.
Shpërthimi i raketave të shumta ‘Himars’ (me rreze të gjatë) në luftë po shënon një pikë kthese. Në një postim në Twitter, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky evokoi konfirmimin e marrë nga homologu i tij amerikan për ofrimin e më shumë ndihme ushtarake për të forcuar aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
‘Himars’, raketat e reja më të avancuara që Joe Biden dërgoi në Kiev, kanë një rreze veprimi prej rreth 80 km dhe shënjestrojnë edhe përmes GPS. Së shpejti Uashingtoni do të furnizojë Kievin me një version më të përditësuar
Avantazhi i këtyre sistemeve është se ato do t’i lejojnë ukrainasit të godasin përtej linjave ruse duke ruajtur një distancë të sigurt nga artileria armike. Në këtë mënyrë ata do të mund të kërcënojnë edhe depot ruse të furnizimit, duke rritur problemet logjistike të ushtrisë së Putinit. Sipas disa analistëve ‘Himars’ mund të jenë ‘ndryshuesit e lojës’, një pikë kthese në luftën që po e sheh ushtrinë e Kievit në vështirësi në Donbass.