Connect with us

Kosova

HIPOKRIZIA E BULDOZERIT të Trump/ Çfarë fshihet pas komentit të Grenellit për protestat në Serbi 

Richard Grenell, i cili u zgjodh nga presidenti amerikan Donald Trump si i dërguari i tij për misionet speciale, shkroi për protestat dhe bllokadat e studentëve në të gjithë Serbinë se “ne nuk i mbështesim ata që minojnë sundimin e ligjit”. Është interesant fakti se ai komentoi për protestat, të cilat konsiderohen si nga më paqësoret, ndërsa heshti për trazirat e dhunshme dhe sulmin në Kapitol, ku morën pjesë mbështetësit e shefit të tij.

Po pse Richard Grenell doli ne mbeshtetje te regjimit në Beograd?

Grenell ka ende marrëdhënie të mira me regjimin prej te cilit edhe eshye dekoruar me Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë, të cilin ia dha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic.

Në korrik të vitit 2022, gjatë një ligjërate në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, Grenell “u justifikua” se nuk është paguar nga autoritetet serbe, duke thënë se këto janë shpifje dhe të pavërteta.

Megjithatë, që nga viti i kaluar, është folur gjerësisht për projektin e përbashkët të Grenellit dhe dhëndrit të Trump, Jared Kushner, të cilët planifikojnë të ndërtojnë një hotel në vendin e rrënojave të godinës së Shtabit të Përgjithshëm, një tokë që ata praktikisht e kane marrë si dhuratë nga qeveria serbe.

Në vitet që nga largimi i detyrës në mandatin e mëparshëm të Trump, Grenell ka ndarë shpesh opinionet e tij për çështjet e Ballkanit në platformën X. Që kur u zbuluan planet për Shtabin e Përgjithshëm, Grenell ka marrë zyrtarisht rolin e zëdhënësit të projektit në Ballkan. Në një intervistë për një gazetat e regjimit, ai u përpoq të zbusë shqetësimet se projekti ka qëllime thjesht komerciale.

Advertisement