Kronike
‘Hiqeni Rrumin’/ Si ‘cicëruan’ para Policisë dy vëllezërit Beqiraj
Detaje të reja lidhur me rrëfimin që kanë bërë në komisariatin e Durrësit dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj. Mësohet se të dy ishin paguar nga Kasandër Noga për të kryer disa atentate në Tiranë dhe Durrës, përfshirë edhe masakrën e Don Boskos.
Me të marrë sinjalin së Aleksandër Laho duhej eleminuar, të dy vëllezërit kishin nisur ta vrojtonin për ta ekzekutuar. Derisa tri net më parë, ashtu siç raportoi edhe NTV.AL, ata u përplasën me shoferin e tij, Agron Bejdollin, i cili mori peng për pak orë Indritin. Po ashtu, të dy vëllezërit kanë treguar se pjesë e atentatorëve edhe Ilirjan Feçi, i cili ndodhet aktualisht në burg.
…
Zbardhet masakra e ‘Don Boskos’! Vëllezërit Beqiraj tregojnë çdo gjë: U porosit nga Noga (HISTORIA)
TIRANË– Dëshmia e dy vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqirajt ka zbardhur disa krime dhe tentativa krimesh në vend. Dy vëllezërit janë të njohur pas publikimit të lajmit ekskluziv të NTV.AL, për tentativën e pengmarrjes së njërit prej tyre.
Pasi shpëtuan nga pengmarrja, dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, vendosën të thyejnë heshtjen. Pas orësh të gjata në komisariat, ata u rrëfyen për hetuesit dhe hodhën dritë për një nga ngjarjet më të rëndë që tronditi Tiranën, ditët e para të janarit 2022, në Don Bosko, me një të vrarë e 4 të plagosur. Krimi ndodhi më 4 janar në një lokal në kryeqytet, ku mendohej se rrinte shpesh Geron Hasanbelliu, armiku i përbetuar i Kasandër Nogës.
“Vrasja do të kryhej për llogari të Kasandër Nogës. Në shënjestër ishte kundërshtari i tij, Geron Hasanbelliu”, thanë vëllezërit.
Ata nuk e kryen krimin, por iu dhanë informacion hetuesve për skuadrën e vrasësve që tentuan eliminimin e Geron Hasanbelliut, por gabuan shënjestrën.
SI NDODHI MASAKRA NË DON BOSKO?
1 të vdekur dhe 4 të plagosur në “Don Bosko”. Erion Çela, 35 vjeç mbeti viktimë, ndërsa vëllai i tij Blerim Çela 28 vjeç ka marrë plagë në këmbën e djathtë dhe në fytyrë. Të plagosur gjithashtu mbetën edhe 3 personat e tjerë të cilët ishin ulur në tavolinë me vëllezërit Çela, Arben Dani 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç, dhe Edmond Crroj 41-vjeç.
Ata janë qëlluar nga një automjet tip “Benz” i zi me automatik. Blerim Çela, vëllai i Erion Çelës, 35-vjeçarit që mbeti viktimë në masakrën e ndodhur në “Don Bosko” dëshmoi në atë kohë para grupit hetimor se nuk kanë konflikte me askënd e se atentatorët me siguri i kanë ngatërruar. Erion Çela nuk njihej si person i përfshirë në veprimtari kriminale.
Edhe pse kanë kaluar muaj nga kjo vrasje, ende nuk ka pasur asnjë deklaratë nga policia. Por sot, me zbulimin e bandës së Durrësit, mund të dalin në pah detaje të reja që mund të zbulojnë autorët.
…
Porosiste vrasjet te grupi në Durrës! Kush është Kasandër Noga, plagosi Hasanbellin në Belgjikë
TIRANË– Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, kanë zbërthyer disa krime. Në deklaratën e tyre në Policinë e Shtetit, bëhet me dije se dy vëllezërit kanë dëshmuar se ishin kontraktuar për të vrarë Rrumin e Shijakut (Aleksandër Lahon) dhe porositësi ishte Kasandër Noga.
Pas orësh të gjata në komisariat, vëllezërit Beqiri u rrëfyen për hetuesit dhe hodhën dritë për një nga ngjarjet më të rëndë që tronditi Tiranën, ditët e para të janarit 2022, në Don Bosko, me një të vrarë e 4 të plagosur. Krimi ndodhi më 4 janar në një lokal në kryeqytet, ku mendohej se rrinte shpesh Geron Hasanbelliu, armiku i përbetuar i Kasandër Nogës.
“Vrasja do të kryhej për llogari të Kasandër Nogës. Në shënjestër ishte kundërshtari i tij, Geron Hasanbelliu”, thanë vëllezërit.
Po kush është Noga?
Kasandër Noga dyshohet si personi që plagosi në Belgjikë Erion Hasanbellin. Ata kanë qenë në hasmëri për shumë vite, që prej kohës kur jetonin në Shqipëri. Ndërsa tërhoqi këmbëzën për t’i marrë jetën Hasanbelliut, Kasandër Noga në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut. Për të marrë hak, vëllai i tij, Geroni vendosi që të qëllonte për të “larë” gjakun e babait. Ky i fundit bashkë me vëllanë ekzekutuan Julian Celën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në vitin 2002.
Ngjarja u konsiderua si masakra e Sanatoriumit. Më 19 gusht të vitit 2000, Kasandër Noga hyri në Ssanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit. Në këtë moment u kanë heque serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku, e kanë lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.