Connect with us

Kosova

Hisen Berisha kërkon shkarkimin e Qeverisë

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha është shprehur skeptik rreth takimit Bislimi-Petkoviç që do të mbahet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai tha në një prononcim se nga ky takim nuk mund të pritet asgjë dhe se i gjithë vendi është në terr informativ.

“Ky është vazhdim i talljes me qytetarët dhe spektrin politik shqiptar, të cilëve ende nuk iu është treguar se çfarë është pranuar, e që po kërkon ta nënshkruaj kryeministri Albin Kurti. Çfarë mund të pritet nga ky terr informativ, përveç gënjeshtrave e mashtrimeve ndaj nesh dhe thellimit të tradhëtisë ndaj Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ndaj se cilës janë betuar se do ta mbrojnë e zbatojnë” – theksoi Hisen Berisha.

Sipas deoutetit të PDK-së, takimi Bislimi-Petkoviç, është implementim i marrëveshjeve të dakorduara ku përfshihet edhe Asociacioni I Komunave me Shumicë serbe. Ai gjithashtu theksoi se 1/4 e pushtetit të territorit të Kosovës do të ndahet me Serbinë përmes këtyre marrëveshjeve.

Deputeti Berisha kërkoi që kjo të ndalet dhe një gjë e tillë sipas tij, do realizohet vetëm kur Kuvendi do të shkarkojë Qeverinë Kurti, një qeveri kuislinge.

Advertisement