Connect with us

Kronike

Historia e trishtë e 25-vjeçarit/ Aksidenti që i mori jetën, i ngjashëm me vdekjen e 2 xhaxhallarëve

Petro Piti, 25-vjeç, humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident automobilistik, teksa ishte duke udhëtuar me një autobot.

Petro Piti po transportonte karburant me autobot në momentin kur u përplas me një mjet bujqësor, zetor. Nga përplasja e fortë, autoboti përfundoi i përmbysur në një kanal kullues. Ai mbeti i bllokuar për më shumë se një orë në autobot dhe u nxor pas vështirëve nga banorët e zonës, efektivët e Policisë dhe zjarrfikësit. Fatkeqësisht, ai nuk arriti dot të mbijetonte dhe ndërroi jetë në spital, pas plagëve të marra.

25-vjeçari nuk ishte i vetmi nga familja që kishte humbur jetën në aksident me autobot, pasi edhe dy xhaxhallarët e tij kanë humbur jetën në një aksident automobilistik të tillë.

I riu menaxhonte vetë pikën e karburantiti, pasi dy vite më parë kishte humbur edhe babain, ku shkak mësohet të ketë qenë beteja me virusin Covid-19.

Advertisement