Kronike
Historia PREKËSE/ Babai i tyre u përplas për vdekje, dy vajzat e Kreshnik Tomanit fotografohen me lule në duar në ditën e parë të Shkollës

Sot të gjithë fëmijët nisën vitin e ri shkollor, me lule në duar e buzëqeshje në fytyrë, të kapur dorë për dore me prindërit, kjo është panorama e përgjithshme që përshkruan entuziazmin e kësaj dite.
Por, nuk ka qenë i njëjti përjetim për Nikitën dhe Fjonisën, dy vajzat e Kreshnik Tomanit, i cili mbeti viktimë e një aksidenti automosbilistik të ndodhur më 24 gusht.
Të shoqëruara nga nëna e tyre, e cila në krah mbante dhe foshnjën 9-muajshe, vajzat iu bashkuan shokëve dhe shoqeve të tjera në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa”.
Kristina, mes dhimbjes dhe forcës, u përpoq të përmbante lotët teksa ecnin drejt klasave. Kjo është hera e parë që dy motrat nuk kanë në krah babain e tyre.
Për Kreshnikun, qëllim ishte të ndihmonte Nikitën të bëhej këngëtare, ndërsa sot ajo ditë që duhet të ishte e lumtur, ishte thjeshtë gri.
Kreshnik Tomani ndërroi jetë më 3 shtator në spitalin e Traumës në Tiranë pas 10 ditëve qëndrimi në koma. Ai u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 17-vjeçar pranë Shkollës së Muzikës në Fier teksa po kalonte rrugën.

