Connect with us

Sport

Historia/ Rrugëtimi i shqiptares Erblira Bici drejt ekipeve ndërkombëtare

Hedh vështrimin  rreth e rrotull dhe e gjej veten mes yjeve të volejbollit botëror.

Podiumi mbante madhështinë e suksesit të tyre..

Aty ndodhesha edhe unë…!

Unë, Erblira Bici që dikur nuk kisha as çante stërvitjeje në Gramsh, në atë moment isha në pallatin e Ëndrrave..

E pyeta veten se çfarë dua unë këtu?

Një vorbull mendimesh nisin e përplasen brenda  meje e herë pas here përpiqesha të zgjoja veten nga andrra, që mu duk e pabesueshme për të qenë e vërtetë.

I thirra fort vetes time për t’i thënë se nuk je në ëndërr, por e ke prekur atë.

E vështirë për ta besuar, por e bukur për ta jetuar. Isha kampione e Europës me Novarën….

Edhe në imagjinatën më të thjeshtë kjo ngjarje nuk ekzistonte deri në atë moment.

Dhe a e dini pse?

Sepse volejbolli ishte si lojë argëtimi për mua.

Goditja e topit me dorë në orën e fiskulturës më dha një ndjesi të çuditshme. U argëtova, por nuk e kuptova se çfarë sporti ishte të godisje topin për të kaluar një rrjetë. Isha shumë e vogël për ta kuptuar.

Gjatësia trupore dhe mënyra e goditjes në orën e argëtimit tim i ranë në sy Naim Dollanit, personit që merrej me afrimin e vajzave në ekipin e volejbollit në qytetin e Gramshit. Ai menjëherë bisedoi me familjen time në mënyrë që unë të bashkohesha me skuadrën e qytetit.

Për një qytet të vogël si Gramshi ishte e vështirë që një vajzë të merrej me sport. Gjithsesi forca e opinionit nuk ndikoi te familja ime, përndryshe mami e pa si mënyrë argëtimi marrjen me volejboll. Ajo më mbështeti shumë që të bashkohesha me ekipin e Gramshit.

Nisa stërvitjen. Por në fillim nuk më pëlqente mënyra se si kryhej. Trajneri me linte tek muri aty ku stërviteshin vajzat e reja.

Nuk më vinte mirë, sepse mendoja që një volejbolliste duhet të luante gjithnjë në rrjetë.

U shkëputa nga ekipi. Isha e mërzitur dhe nuk doja të merresha më me volejboll. Pas dy javësh trajneri më vjen në shtëpi dhe kërkon nga familjarët e mi që unë të rikthehesha patjetër në stërvitje, sepse kisha talentin që nuk duhej shkuar dëm.

Mami dhe babi më mbushën mendjen që të rikthehesha. Gjithsesi edhe pse luaja me Gramshin, këtë fakt e konsideroja si diçka thjeshtë argëtuese.

Pas dy vitesh, në Gramsh erdhi ekipi i Partizanit për një ndeshje miqësore. Trajneri Hasan Gurabardhi kërkoi menjëherë që unë të bëhesha pjesë e kryeqytetasve. Të afërmit e mi nuk mirëpritën me entuziazëm një gjë të tillë edhe për shkak se donin të përfundoja shkollën.

“E sistemoj unë vajzën tuaj, madje do ti jap edhe  një rrogë mësuesi nëse vjen me Partzanin”, tha Gurabardhi. Por ky kalim nuk ndodhi.

Pasi mbarova arsimin 9-vjeçar, prindërit dhe unë u bindëm që duhej të bënim një lëvizje. Unë duhej të shkoja në një ekip tjetër.

Pa entuziazëm për përgjigjen që mund të merrnin, ata kontaktuan Gurabardhin. Ai kishte marrë drejtimin e Tiranës. “Dëshira ime mbetet e njëjtë. Bici është e mirëpritur të vijë në Tiranë”, ishte përgjigja e Gurabardhit. U transferova menjëherë.

U regjistrova edhe në gjimnaz, sepse meraku i prindërve ishte që të mos neglizhoja aspak në arsim.

Mami dhe babi nuk qëndruan dot larg meje. Ata sakrifikuan dhe u shpërngulën në Tiranë pas një viti.

Te Tirana u ndryshua shefi i klubit pas një sezoni dhe efekti zinxhir preku edhe stafin. Gurabardhi mori drejtimin e ekipit UMB. Me vete tërhoqi stafin dhe disa lojtare ndër të cilat isha edhe unë.

Prej katër vitesh u transformova në lojtaren kryesore me UMB-në.

Këto vite përkuan me marrjen e disa çmimeve vlerësuese për talentin tim, ndër të cilat jam shpallur disa herë dhe si volejbollistja më e mirë në Shqipëri.

Të gjitha arritjet e mia sollën dhe dhuratën e radhës. Ftesa e shumëpritur, ajo e kombëtares së femrave.

Në eliminatoret e Euroliges  2016 u rendita si pikëshënuesja më e mirë.

Një arritje e jashtëzakonshme në planin personal, por edhe në atë profesional. Ai vit ishte i jashtëzakonshëm për ne, por fatkeqësisht paraqitja nuk mjaftoi për të vijuar aventurën europiane.

Një nga lojtarët e kombëtares së meshkujve që kishte luajtur në Itali më sygjeroi të luaja atje. Për këtë më lidhi me menaxherin tim aktual.

“Është një miku im, i cili ka menaxhuar nje mikeshen time  italiane. Ai ka njohje në kampionatin italian dhe mund të sistemojë në një skuadër të mirë”, më tha.

Edhe pse isha skeptike  që një gjë e tillë do të realizohej, në fund pranova. Ndryshe nga pritshmëritë e mia, menaxheri italian u gëzua shumë. “Për mua është një bingo fakti që një lojtare kualitative pranoi që unë t’i gjej një ekip në Itali”, më tha ai.

Ekipi italian i seria A2, Mondovi më ofroi një pagë të kënaqshme.

Nënshkrova kontratën me Mondovi në Itali

U mirëprita në mënyrë fantastike. Nuk e kisha menduar se do të luaja ndonjëherë në kampionatin italian.

Ata nuk më konsideruan në asnjë moment si lojtarë të huaj, përkundrazi më trajtuan si një fëmijë të birësuar duke nisur nga presidenti i skuadrës dhe duke përfunduar tek pjesëtarët e stafit. Kjo mbështetje më dha besim dhe siguri në punën time. Kjo sjellje më bëri  vërtet të ndihesha komode.

Gjithsesi kishte dhe vështirësi kalimi atje. Duhej të menaxhoja vetë jetën, sepse familja nuk ishte me mua. Pas ndeshjeve dhe gjatë stërvitjeve kryeheshin analiza të ndryshme teorike me tabelë.

Normalisht të gjithë flisnin italisht, ndërsa unë sapo kisha nisur kursin e gjuhës. Gjatë gjithë kohës që zhvillohej analiza teorike unë nuk kuptoja asgjë.

 

Me Mondovi arrita në finalen e kupës së Italisë, duke u klasifikuar si pikëshënuesja kryesore. Kategoria e dytë italiane ishte arritje e madhe, por nuk ishte  e thënë që të qëndroja aty.

Menaxheri vjen me nxitim drejt meje.

“Era, Novara kërkon të bëhesh lojtare e tyre. Duan t’i bashkohesh ekipit te tyre”, më tha.

Për çfarë! Për të mbajtur peshqirët e skuadrës?

Këto ishin fjalët e mia drejtuar menaxherit sapo më komunikoi mundësinë e kalimit me ekipin më të mirë të ligës në A1.

Nuk e besoja që më donin në skuadër. Më dukej vetja sikur isha në ëndërr.

Në sfidën e parë trajneri më aktivizoi titullare, sepse lojtarja më e mirë në botë, e cila luante në pozicionin tim, nuk ishte disponibël për Novarën. Në atë ndeshje arrita të isha lojtarja më mirë e ndeshjes. Për këtë fitova çmimin që akordohet gjithnjë në të tilla raste.

Por surpriza më e madhe nuk ishte fitimi i çmimit, por lotët e presidentit të Mondovis i cili ndodhej në sallë për të më mbështetur në ndeshjen time të parë me Novarën.

Në fundin e takimit ai më tha i mallëngjyer. “E dija që do arrije deri këtu. Jam shumë krenar për ty”. Presidenti i Mondovis më donte sikur të isha vajza e tij.

Atë vit me Novarën fituam kupën e Italisë, shkuam në finale të kampionatit dhe mbi të gjitha fituam Champions League për të cilën jetova një ëndërr.

Hapësirat e mia në një ekip të mbushur me kampionë bote ishin të limituara. Kështu pas një sezoni kalova te Busto, tjetër skuadër elitare. Por qëllimi ishte gjithnjë të isha protagoniste në fushë.

Nuk qëndrova shumë te Busto. Përfundimi i sezonit më gjeti për të katërtin vit në Piemonte në ekipin e Cuneos ku ndodhem aktualisht. Këtu ruaj kujtime të bukura, ku një vit jam shpallur si sportististja më e mirë volejbolliste në zonën e Piemontes.

Kjo histori e shkurtër e imja nuk ka ekzistuar në asnjë cep në mendjen time kur nisa volejbollin.

Por ëndrrat duhen besuar dhe jetuar. Për këtë tashmë jam e bindur. Edhe pse vitet kalojnë dhe nuk është më si më parë, mami mbetet e njëjtë me merakun e saj. Grumbullimet me kombëtaren më sjellin në Shqipëri, por koha nuk mjafton të jem shumë kohë pranë familjes sime, e cila ka rolin themelor në profesionin tim, volejbollin.

Dikur godisja topin pa e kuptuar se çfarë sporti po luaja, tashmë ai sport është jeta ime.

Rrëfimi i volejbollistes me famë ndërkombëtare Erblira Bici dhënë portalit talentisportiv.com

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Derbi nuk ka favorit”/ Mehmeti: Luftë deri në fund, ju tregoj kontratën time

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Dinamo, pritet të vendosë jo pak mbi fatet e dy ekipeve këtë sezon. Trajneri Dritan Mehmeti nuk preferon të flas për favoritë, pasi në një sfidë derbi mund të ndodhë gjithçka. Mehmeti është i bindur se gara është e hapur deri në fund, ndërsa në lidhje me kontratën e tij ai theksoi se i ka përmbushur të gjithë objektivat:

“Vetë pozicioni në tabelën e renditjes jo vetëm në “Final 4”, por edhe për poshtë, ka ngarkesë për ne si skuadër dhe të tjerat, që kanë nevojë për pikë. Më komode është vetëm Egnatia. Këto 5 javë do të jenë mjaft të luftuara.

Nuk derbi nuk ka favoritë, e ka treguar hitoria dhe statistikat. Është i paparashikueshëm, ka emocione të veçanta, luan rol aspekti spikologjik, mënyra si lojtarët menaxhojnë këto 90 minuta. Jemi në një pikë të veçantë të sezonit, ku ka nevojë për pikë.

Partizani ka ndryshuar shumë, sidomos për organikën, që e ka të pasur, me lojtarë cilësorë. Është i plotësuar në të gjithë repartet. I ka dhënë tonin futbollit shqiptar. Partizani ka elementë shumë të mirë, fakti që kam qenë pjesë e tij nuk është plus për ne. Të imponon shumë respekt.

 

 

Kemi bërë një marrëveshje me presidentin që skuadra të jetë në Superiore. Kemi dhe një objektiv tjetër që të evitojmë “play-out”-in dhe këtu kontrata ime është e përfunduar. Për më tepër do të jetë plus për ne si staf dhe për presidentin, që e meriton, sepse ka investuar shumë.

Lojtarët e Partizanit dinë të menaxhojnë situatat, dinë të ngrihen, kur vijnë nga vështirësitë. Duhet të bëjmë maksimumin, sepse kemi arritur deri këtu me punë dhe sakrifica të mëdha. Do të japim më të mirën në fushën e Partizanit.

Fusha? Do të më pëlqente të luanim në “Air Albania”, sepse fusha e stadiumit të Partizanit është sintetike. Për të dyja skuadrat do të ishte më mirë, kam frikën se mund të na dëmtohen lojtarët. Është vendosur dhe jemi para një fakti. Do të bëjmë maksimumin, pa nxjerrë justifikime”.

Dinamo City mban vendin e 4-t në renditje, 2 pikë pas Partizanit të vendit të tretë.

 

Continue Reading

Sport

Real Madrid i falet “ruletës ruse”: Madrilenët mposhtin Manchester City, në gjysmëfinale kundër Bayern

Bayern Munich – Real Madrid, kjo është gjysmëfinalja e dytë e Champions League. Bayern Munich fitoi 1-0 me Arsenalin në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League dhe merr biletën për në gjysmëfinale, duke iu falur golit të Kimmich në minutën e 63.

Nga ana tjetër, Manchester City dhe Real Madrid barazuan 1-1 në Angli pas 120 minutave lojë, me “ruletën” e penalltive që i buzëqeshi “Galaktikëve” dhe kështu Pep Guardiola dhe fituesit në fuqi të Champions League janë jashtë që në çerekfinale. Heroi i madrilenëve ishte portieri Lunin me dy penallti të pritura.

Manchester City 1-1 Real Madrid  (3-4 pas penalltive)/ Real Madrid i falet portierit Andriy Lunin dhe penalltive pas 120 minutave të mbyllura 1-1 kundër kampionëve në fuqi të Champions League. “Galaktikët” e nisën ndeshjen mirë dhe kaluan në avantazh me Rodrygo pas 12 minutave lojë, para se “Qytetarët” të kontrollonin gjithçka dhe të barazonin me De Bruyne në të 76 minutë. Pas kohës së rregullt dhe 30 minutave shtesë ndeshja përfundoi 1-1, teksa gjithçka u vendos nga “ruleta e penalltive”. 3-4 fituan madrilenët, me portierin e Real, Lunin, që bëri dy pritje kundër Silvas dhe Kovacic. Te Real gaboi Modric penalltinë e parë, por në fund fati ishte me djemtë e Ancelottit.

Bayern Munich 1-0 Arsenal/ Gjermanët kalojnë në gjysmëfinalen e Champions League duke mundur “Topçinjtë”. Duhej goli i Kimmich në minutën e 63-të që Bayern të merrte një biletë për më tej, me ndeshjen e parë në Londër që kishte përfunduar 2-2. Tanimë me rezultatin e përgjithshëm 3-2 në dy takime, djemtë e Tuchel vijojnë më tej. Ndërkohë, Manuel Neuer është bërë portieri me më shumë ndeshje pa pësuar gol në historinë e Champions League me 58 të tilla, duke lënë pas Iker Casillas me 57 ndeshje dhe Buffon me 52.

Bayern Munich – Real Madrid do jetë ndeshja e parë më 30 prill në Munich, ndërsa më 7 maj dueli i kthimit luhet në Madrid. Kujtojmë se gjysmëfinalja tjetër do jetë Dortmund – PSG. Dy skuadra gjermane kanë shanse të jenë në finalen e Champions këtë sezon në Londër.

Champions League – faza çerekfinale – ndeshjet e kthimit:

E martë, 16 prill 2024

VIDEO/ Barcelona 1-4 PSG (3-2 ndeshja e parë)

VIDEO/ Dortmund 4-2 Atl. Madrid (1-2 ndeshja e parë)

E mërkurë, 17 prill 2024

VIDEO/ Bayern Munich 1-0 Arsenal (2-2 ndeshja e parë)

VIDEO/ Manchester City 1-1 Real Madrid (3-4 pas penalltive) (3-3 ndeshja e parë)

Skema
Continue Reading

Sport

Në radarët e Barcelonës bie “ylli” japonez

“Fantazisti” 26-vjeçar i sulmit, Kaoru Mitoma ka hyrë në sezonin e tij të dytë, te “pulëbardhat” e Brighton, teska është kthyer në një nga protagonistët e skuadrës së teknikut De Zerbi, me këtë të fundit që po bën mrekulli me skuadrën në elitën e futbollit anglez.

Falë performancave “magjike”, në “Amex Stadium”, Mitoma tashmë ka tërhequr vëmendjen e “gjigandve” evropian, me “katalanasit’ e Barcelona, që janë të interesuar për “yllin” japonez, teksa prej kohësh vuajnë mungesën e një lojtari cilësor në krahun e majtë të fushës.

Ndërkaq, kujtojmë se deri në këtë pikë të sezonit, Mitoma ka zbritur plot 26 herë në fushë për skuadrën e Brighton, duke arritur të shënojë 3 gola, si dhe të asistojë 5 herë të tjera për shokët e tij të skuadrës.

Continue Reading

Sport

Osimhen drejt Parisit, Parizjenët gati të paguajnë klauzolën e nigerianit

Pas një tjetër sezoni fantastik, te “Blutë” e Napoli, “bomberi” nigerian, Victor Osimhen duket se do t’i japë fund “aventurës” së tij italiane, teksa gjatë merkatos së verës 25-vjeçari mund t’i japë lamtumirën “Maradona Stadium”, me një sërë “gjigantësh” të futbollit evropian, që janë të gatshëm të zbrasin arkat e tyre.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, “gjigantët” francezë, të Paris Saint-Germain janë vënë prej kohësh pas sulmuesit nigerian, i cili sipas pikëpamjes së “Parisienëve” duhet të zëvendësojë Kylian Mbappe, me francezin që pritet të largohet në drejtim të Spanjës, e më konkretisht te “Galaktikët” e Real Madrid, që e kërkojnë prej vitesh.

Sa i përket formulës së blerjes, klubi francez është gati të paguajë të gjithë shumën e klauzolës së lirimit të sulmuesit, vlerësuar në rreth 120 milionë euro, ndërsa në aspektin personal, kampionët në fuqi të Ligue 1 janë gati t’i ofrojnë një kontratë 4-vjeçare dhe një pagë prej 13 milionë euro në sezon nigerianit.

Continue Reading

Sport

Një bluzë dhuratë për 455 ndeshjet me Interin, Handanovic i emocionuar: “San Siro” stadiumi më i mirë

Interi i dhuroi një fanellë speciale Samir Handanovicit si dhuratë për 455 paraqitjet e portierit me zikaltërit. Handa luajti si titullar në shumicën e ndeshjeve, teksa numëron një titull në Serie A, dy trofe të Kupës së Italisë dhe dy tituj të Superkupës së Italisë.

“Për mua është një ditë e veçantë, i jam mirënjohës klubit dhe tifozëve për gjithë këto vite të kaluara së bashku edhe pse duhet thënë që nuk kanë qenë gjithmonë të lehta. “San Siro” është emocionues për të gjithë ata që luajnë futboll. Për mua mbetet gjithmonë stadiumi më i mirë me tifozët më të mirë. Të luaja këtu për mua ishte një ëndërr që u bë realitet”, – U shpreh Handa për mediat italiane.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING