Kronike
Hodhën mish pule me salmonelë në treg, në kërkim administratori i kompanisë ‘diMal’, nën hetim vëllai, e 3 inspektorë të AKU-së

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë ‘diMal’ të cilët hodhën në treg mish pule me salmonelë. Ndërkohë nën hetim është i vëllai. Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Arben Goxha – administratori i kompanisë në kërkim
Në hetim
Mondi Goxha i Vëllai
Gezim Hushi inspektori i AKU-së
Sada Lufta inspektori i AKU-së
Aldo Sinjari inspektori i AKU-së
Njoftimi i policisë
Importuan produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës, shpallet në kërkim administratori i kompanisë si dhe procedohet penalisht vëllai i tij, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve“.
Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të salmonelës dhe në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe u proceduan penalisht shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G., kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme
……………….
Mishi i pulës me salmonelë nga Brazili, reagojnë kompanitë! ‘diMal’: Asnjë sasi nga lotet e kontaminuara s’është përdorur në prodhimin e produkteve tona
Kompania ‘AMG Food’, që importoi mishin e pulës nga Brazili informon: Në përputhje me legjislacionin në fuqi, shoqëria jonë ka siguruar 154 fatura të shitjeve të produktit të kontaminuar, duke mundësuar që të njoftohen konsumatorët dhe të merren masat për tërheqjen e produktit nga tregu.
……………………..
Skandali me importin nga Brazili të 8 tonëve mish pule me salmonelë ka ngritur në këmbë policinë e Tiranës, e cila ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë “diMal” Arben Goxha dhe ka futur nën hetim vëllanë e tij Mondi Goxha dhe tre inspektorë të AKU-së për shpërdorim detyre, Gezim Hushi, Sada Lufta dhe Aldo Sinjari. Të gjithë akuzohen se shitën mish që rrezikon jetën e njerëzve.
“Importuan produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës, shpallet në kërkim administratori i kompanisë si dhe procedohet penalisht vëllai i tij, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve“.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Arben Goxha në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij Mondi Goxha kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Inspektorët e AKU-së, Gezim Hushi, Sada Lufta dhe Aldo Sinjari me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve” njofton policia.
Drejtori i Menaxhimit të Riskut i AKU, Martin Jorgaqi u shpreh se mishi ishte shpërndarë në 10 rajone, por nga sigurimi i 154 faturave është bërë i mundur njoftimi i konsumatorit dhe tërheqja e mbi 4 tonëve. Rreth 4 ton të tjera janë konsumuar për fat të keq nga qytetarët. Jorgaqi tha se kompania refuzoi të bashkëpunojë për të gjurmuar shpërndarjen e mallit, ndaj është dashur ndihma e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, falë të cilës është bërë e mundur gjetja dhe tërheqja e më shumë se 4 tonëve fileto pule me salmonelë, në 10 rajone.

