Connect with us

Politike

Homazhet për Artur Zhejin, Timo Flloko: Personalitet i dimensioneve të jashtëzakonshme, iku shumë shpejt

Aktori Timo Flloko ishte një ndër personalitetet që mori pjesë në homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur,  Artur Zheji. Flloko tha në prononcimin e tij për mediat se Zheji ishte një artist i madh në shpirt. Ai tregoi se i kishte dhënë mësim, ndërsa shtoi se dijet e tij ishin të mëdha.

“Ishte personalitet i dimensioneve të jashtëzakonshme. Nuk flas në prerjen politike të çështjes, apo si një analist i jashtëzakonshëm në televizione e në media. Arturi ishte një artist i madh në shpirt, me një sensibilitet të padallueshëm, të dukshëm, por të thellë e të brendshëm. Një erudit i përmasave të mëdha. Unë i kam dhënë mësim, leksionet i përgatisja për të më shumë, sepse dijet e tij ishin të tilla sa dinte gjithçka. Ishte djali i Petro Zhejit, por Arturi ishte një bir i tij, kishte edhe një nënë të nderuar, një artiste të madhe. Kam pasur miqësi të afërt. Iku shumë shpejt”, tha Flloko.

Advertisement