Connect with us

Aktualitet

Homeland Justice vendos kryqin mbi shenjestra

TIRANË– Homeland Justice duket se është informuar për “largimin” e Yuri Kim nga Shqipëria. Madje nuk kanë harruar që t’i vendosin kryqin ambasadores amerikane në Shqipëri, në një foto që ajo ka me kryeministrin e vendit, Edi Rama. Foton në grupin e hapur në rrjetin social “Telegram” e kanë shoqëruar me përshkrimin: Një iku, tani merremi me të tjerët (One down, many more to go…)

"Largimi" i Yuri Kim/ Homeland Justice i vendos

Postimi i Homeland Justice

Postimi i Homeland Justice vjen vetëm një ditë pasi Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ka lajmëruar në “Twitter” se procedura për zëvendësimin e Kim ka nisur. Në pozitën e ambasadorit amerikan në Shqipëri, pritet të emërohet David Kostelanick, edhe pse ky proces nuk i takon aspak MEPJ shqiptare, por ekskluzivisht Departamentit Amerikan të Shtetit. Lëvizje kjo që mund të shkaktojë një incident diplomatik mes dy vendeve.

Advertisement