Horoskopi
Horoskopi javor 28 gusht- 3 shtator 2023 nga Christine Haas
Dashi
Mërkuri do ju bëjë shumë energjikë gjatë kësaj jave dhe do jeni të pandalshëm. Ju të dashuruarit nuk duhet të bini pre e intrigave të disa personave dhe të debatoni ashpër me partnerin tuaj. Xhelozia juaj do jetë e pajustifikuar dhe do hapni probleme të kota. Nëse jeni beqarë do keni takime të rëndësishme dhe shumë shpejt do e ndryshoni edhe statusin. Në planin financiar si gjithmonë do shpenzoni pa maturi dhe situata do vazhdojë të jetë e paqëndrueshme. Lodhja e madhe në punë do sjellë probleme shëndetësore. Jo vetëm që do jeni nervozë, por mund të keni dhimbje koke dhe shpine. Në punë do jetë javë e ngarkuar. Do bëni mirë t’i merrnit gjërat shtruar sepse askush nuk do ua dijë për nder.
Demi
Nëse keni shpresuar për një javë plot hare dëshirat nuk do ju plotësohen. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do jetë e tensionuar dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Partneri do jetë më kokëfortë se ju dhe nuk do bëjë asnjë tolerim. Ju beqarët do e lini veten të udhëhiqeni nga pasioni dhe do kaloni momente shumë të këndshme. Për ju është më i rëndësishëm momenti, jo e ardhmja. Për shkak të shpenzimeve të nevojshme që do kryeni, situata do ketë disa tronditje në fillim të javës. Për shëndetin duhet të kujdeseni më tepër. Mos neglizhoni asnjë shqetësim sado të vogël. Në punë do iu vendosin përpallë sfidave të vështira, por ju do i kaloni më shumë sukses.
Binjakët
Merrini gjërat shtruar këtë javë dhe mos kërkoni asgjë me ngulm pasi vetëm ashtu nuk do lëndoheni. Nëse jeta juaj në çift ka kohë që nuk po shkon ashtu si duhet, kërkoni një mënyrë për ta sqaruar sa më parë situatën. Nëse zgjidhja e fundit është ndarja bëjeni këtë që të jeni më të qetë. Ju beqarët do afroheni shumë me një mik të vjetër dhe nga fundi i javës pritet të ndodhë diçka e veçantë. Në planin financiar duhet vendosur një strategji strikte kursimi. Po vazhduat të shpenzoni do keni probleme. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe herë me shqetësime. Mire do ishte të fillonit ndonjë dietë të lehtë, pa e ekzagjeruar. Në planin profesional do ndërmerrni iniciativa të mëdha dhe do arrini shumë afër qëllimit final.
Gaforrja
Asnjë problem serioz nuk do ju ndodhë gjatë kësaj javë. Gjërat e vogla do i kaloni sa hap e mbyll sytë. Ju të dashuruarit edhe pse e doni shumë atë që keni në krah do e kaloni në plan të dytë. Financat do jenë ato që do iu marrin kohën më të madhe. Ju beqarëve do iu lëndojë më shumë vetmia. Edhe pse do bëni përpjekje për të gjetur një person interesant mundësitë do jenë të pakta. Në planin financiar nuk është koha për investime apo transaksione, kështu që shtyjini sa të mundni. Shëndeti nuk do kërcënohet për asnjë moment. Do jeni plot energji dhe entuziazëm. Në planin profesional do mbroheni nga Jupiteri. Do iu bëni ballë edhe intrigave të kolegeve dhe do arrini atje ku keni planifikuar.
Luani
Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve. Nëse jeni në një lidhje do tregoheni shumë mediokër dhe të pamatur. Ka shumë mundësi ta lëndoni partnerin aty ku i dhemb më shumë dhe do jetë e vështirë të merrni faljen e tij. Ju beqarët nuk do dëshironi në asnjë mënyrë të krijojnë një lidhje sepse do e mendoni atë si një humbje të lirisë. Në planin financiar nuk priten vështirësi, megjithatë duhet të vazhdoni të tregoheni të matur me shpenzimet. Shëndeti do jetë delikat. Herë do jeni nervozë dhe herë do iu mungojë fuqia për të ruajtur ekuilibrin. Zgjidhja e vetme është te respektoni higjienën e jetës. Në punë do e harxhoni të gjithë energjinë për një projekt me vlera.
Virgjëresha
Këtë javë do i vini vetes disa qëllime dhe do bëni gjithçka për t’i arritur. Nëse keni një lidhje, që jeta t’iu ecë sa më mirë dhe të jetë emocionuese duhet të shtoni dozat e imagjinatës dhe pasionit. Mahniteni atë që keni në krah. Ju beqarët do jeni gjatë gjithë kohës në kërkim, por as këtë jave nuk do e gjeni personin që keni ëndërruar. Mirë do ishte të mos i besonit të gjitha fjalëve të bukura që do iu thonë disa. Financat do jenë goxha problematike. Filloni menjëherë të ndiqni një strategji strikte sepse vetëm në këtë mënyrë do ndalnit vështirësitë. Situata shëndetësore nuk do jetë ashtu si e prisnit. Mund të keni luhatje tensioni dhe nuk do ndiheni plotësisht të qetë. Në punë do jeni mjaft të frymëzuar dhe do merrni përgëzime nga shefat.
Peshorja
Mos i merrni gjërat me nxitim gjatë kësaj jave sepse po gabuat nuk do ringriheni dot lehtësisht. Nëse keni një lidhje tregohuni pak me tolerantë sepse vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia me të do mbetet e qëndrueshme. Lërini pas problemet e së shkuarës. Ju beqarët do fiksoheni pas personave ose shumë më të vegjël ose shumë më të mëdhenj se vetja. Kujdes sepse ndryshimi i madh në moshë rrallë herë sjell harmoni pa kufi. Me financat do jeni shumë të kujdesshëm dhe do shpenzoni nga pak. Shëndeti mund të ketë disa shqetësime që lidhen me organin tretës dhe me kolesterolin. Në punë do keni fatin të provoni edhe sfida të reja vetëm që të ndryshoni rutinën e gjërave dhe të provoni veten. Kujdes vetëm me padurimin.
Akrepi
Këtë javë do keni një aftësi të adhurueshme për t’u përshtatur dhe kjo do ju ndihmojë të ecni përpara. Ju të dashuruarit shprehini sa të mundni ato që ndjeni gjithë këtë jave sepse vetëm në këtë mënyrë do mund ta mbani afër partnerin tuaj. Po e latë pas dore dikush tjetër do ua rrëmbejë pa e kuptuar. Ju beqarët do keni çdo ditë takime, por ai mbresëlënësi do realizohet ditën e enjte. Me financat duhet të tregoheni akoma më të matur se më parë. Gjendja nuk do jetë e mirë për shkak se do ju kërkohet me ngulm të shlyeni borxhet e marra më herët. Gjendja shëndetësore do jetë goxha delikate. Mos pini medikamente kot së koti, por flisni sa me pare me një mjek. Në punë priten ndryshime të mëdha, prandaj do ju duhet shumë mund për t’u përshtatur.
Shigjetari
Mundohuni që të gjitha emocionet që do ndienin këtë javë t’i shprehni, jo t’i mbani për vete. Ju të dashuruarit do ngrini shumë dyshime për lidhjen që keni ndërtuar dhe gjërat nuk do ecin ashtu si i keni dëshiruar. Mund të keni edhe ndonjë debat me partnerin në momentin që më pak e prisni. Ju beqarët do jeni gjithë kohës të angazhuar me çështje të rëndësishme dhe nuk do gjeni kohë për të dale me persona që do iu bëjnë ftesa. Dijeni se koha ikën shpejt dhe më pas çdo gjë do jetë më e vështirë. Financat do jenë përgjithësisht të mira dhe nuk do gjendeni në situata të sikletshme. Gjendja shëndetësore herë pas here do ketë shqetësime. Mos neglizhoni asgjë, por flisni me mjekët. Në punë do mundoheni fort që të arrini atje ku keni dashur dhe për këtë do përballeni edhe me inatet e kolegëve.
Bricjapi
Mbërritja e Mërkurit në qiellin tuaj gjatë kësaj jave mund të sjellë ide shumë të ndryshme nga zakonisht dhe do ju futë në një botë tjetër. Bëni kujdes. Për ju të dashuruarit kjo periudhë duhet marrë me shumë qetësi. Mos kërkoni që gjithçka të ndryshojë menjëherë pas disa problemeve që keni pasur. Vendimet gjithashtu duhet t’i lini për më vonë. Ju beqarëve do ju ndodhin gjëra të jashtëzakonshme papritur e pa kujtuar. Hapeni zemrën dhe shprehini ndjenjat. Në planin financiar do jeni shumë të kujdesshëm dhe do përkujdeseni për çdo detaj. Pas ditës së mërkurë do ketë edhe disa përmirësime. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë. Mund të keni dhimbje shpine, reumatizëm dhe do ndiheni nervozë. Në punë do jetë Dielli që do ju bëjë të keni vullnet dhe të mos ndaleni përpara sfidave..
Ujori
Tregohuni me të vendosur gjatë kësaj jave dhe bëni ndryshimet që aq shumë i keni dëshiruar. Po u munduat do ja dilni mbanë. Ju të dashuruarit do keni nevoje jetike për të ndarë çdo gjë me partnerin tuaj. Në këtë mënyrë do afroheni edhe më shumë me të dhe marrëdhënia në çift do ngrohet tej mase. Ju beqarët do jeni joshës më shumë se kurdoherë dhe do keni plot mundësi për takime. Dikush madje mund t’iu bëjë edhe një propozim mbresëlënës të cilit nuk do ju rezistoni dot. Financat në fillim të javës do jenë të mira, por pas disa shpenzimeve të kryera gjendja do filloje të luhatet. Shëndeti do jetë problematik vetëm nëse vuani nga sëmundje kronike. Në punë do jeni me shumë fat dhe gjithçka do ju realizohet ashtu si keni dashur. Askush nuk do mundet t’iu sfidojë dot.
Peshqit
Nëse kujdeseni shumë dhe mbani larg rreziqet gjatë kësaj jave, gjërat do ju ecin më mirë Për ju të dashuruarit do jetë një javë intensive. Do i sqaroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do ndiheni më gati se kurrë për të marrë vendime. Ju beqarët do lodheni pak, por në fund do e gjeni personin i cili do ju përshtatet në çdo detaj. Në planin financiar duhet të mateni mirë para se të veproni sepse çdo gabim sado i vogël qoftë mund t’iu kushtojë shtrenjtë. Shëndeti do ketë disa probleme të vogla. Kujdes nga alergjitë dhe nga ndryshimi i motit. Në punë do iu jepen përgjegjësi të reja, të cilat me pak mundim do i përmbushni me sukses. Do ndiheni krenare për veten dhe nga ana tjetër do merrni shpërblime të majme nga shefat.