Aktualitet
Horoskopi për ditën e hënë, 5 tetor 2020

Dashi
Mund të mos ndiheni me shumë vetëbesim momentalisht, por me nisjen e javës së re do ta gjeni veten në pozicion shumë më të mirë. Ndaj bëni kujdes këto ditë dhe përgatituni për atë që do vijë. Gjëra të bukura ju presin përpara.
Demi
Duhet të dilni dhe të krijoni sa më shumë kontakte me njerëz të cilët kanë gjithashtu kontakte të mira. Ata që njihni janë të rëndësishëm për suksesin tuaj në të ardhmen, ndaj nesër dhe përgjatë fundjavës dilni dhe tregohuni më socialë.
Binjakët
Bëni durim. Është e kuptueshme që doni të nisni sa më parë nga plani i ri që keni, por nëse tregoheni të nxituar mund të përballeni me pengesa të shumta. Prisni derisa Dielli të lëvizë në favorin tuaj të hënën.
Gaforrja
Një prej periudhave më të bukura të vitit ju pret këto kohë, por është e nevojshme që të harroni sa shumë kushtojnë gjërat dhe të besoni se fati do të kujdeset për faturat. Sa më pak kohë të shpenzoni duke u shqetësuar për paratë, aq më mirë do të jetë.
Luani
Ajo që i frikësoheshit më shumë nuk do të mund t’ju mbajë më pas kur dielli të lëvizë në favorin tuaja në fillim të javës së ardhshme. Teksa do të ktheni kokën pas do të habiteni sesi keni lejuar një influencë kaq negative në jetën tuaj.
Virgjëresha
Vetëm sepse dikush, opinionet e të cilit i besoni, thotë se diçka është fakt, kjo nuk do të thotë që është vërtetë kështu. Planetet paralajmërojë se duhet t’i vini në pikëpyetje motivet e tyre. Gjithashtu në të ardhmen mësoni t’i besoni instikteve tuaja, përpara asaj që ju thonë të tjerët.
Peshorja
Vetëbesimi në aftësitë personale mund të mos ju mungojë, por duket se jo të gjithë janë të bindur. Dilni nga vetja nesër për t’i treguar atyre që kanë dyshime se e dini mirë çfarë po bëni. Nuk do të kenë më dyshime.
Akrepi
Nuk ka nevojë të vini përpara përgjegjësitë dhe të lini mënjanë argëtimin, është e mundur t’i keni të dyja. Mesazhi për ditën e nesërme është që duhet të relaksoheni pak më shumë dhe të pranoni atë që ju del përpara.
Shigjetari
Ngado të ktheheni përgjatë 24 orëve në vijim do të përballeni me budallallëk dhe narcizëm. Disa njerëz e kanë të vështirë ta kuptojnë kur ekzagjerojnë, megjithatë ju jeni aty për t’u treguar vendin.
Bricjapi
Mund të mendoni se keni bollshëm energji, por planetet paralajmërojnë se jeni duke mbijetuar me rezerva. Ndaj mendohuni dy herë përpara se të nisni diçka të re, sidomos nëse kërkon shumë energji dhe përkushtim. Tregohuni të mirë me veten.
Ujori
Ajo që i frikësoheshit më shumë nuk do të mund t’ju mbajë më pas kur dielli të lëvizë në favorin tuaja në fillim të javës së ardhshme. Teksa do të ktheni kokën pas do të habiteni sesi keni lejuar një influencë kaq negative në jetën tuaj.
Peshqit
Javët e fundit kanë qenë plot fat për ju dhe ky fat i mirë do të vijojë edhe për disa kohë të tjera. Megjithatë mbani në mendje se veprimet kanë pasoja dhe marrja përsipër e çdo rreziku të mundshëm është në vetvete si të luash kumar.

Aktualitet
EDICIONI I LAJMEVE DATA 18.08.2022
Aktualitet
Vrasja e dyfishtë në Vlorë, hakmarrje apo pazare droge?

Dy janë pistat ku grupi hetimor është fokusuar për hetimin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në mbikalimin e Panajasë në Vlorë këtë paradite. Një prej tyre është vrasja e biznesmenit Arben Beqiraj, ngjarje e ndodhur në vitin 2019, pasi të dy viktimat, Shpati Lena dhe Hakim Xhezo rezultojnë të përfshirë në këtë ngjarje.
Si nisi sherri dhe ngjarja e rëndë për një kalë në vitin 2019?
Një kalë u prishi qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në muajin gusht në Vlorë, në vitin 2019, të cilët më pas keqtrajtuan në grup rojen. Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj nga Ermal allias Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kalit, është dhunuar me grushte e shkelma në 4 gusht 2019 nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal.
Pasi është dhunuar, Gazmendi ka shkuar në banesën e tij. Aty, Ermali alias Eduart Xhezo e ka pyetur se kush e ka dhunuar dhe Alushi ka thënë emrin e Beqirajt që njihej dhe si “Arbeni i Çeçesë”. Fill pas kësaj, Ermal Xhezo, ka mobilizuar shokët e tij, Shpati Lena dhe kunatin e tij Ariel Kingji. Të gjithë të armatosur me automatikë dhe pistoleta kanë shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqirajt, për t’u sqaruar lidhur me rrahjen që ata i kishin bërë kujdestarit të kalit të Ermal Xhezos.
Të dy palët janë përplasur fillimisht fizikisht, por përdorimi i armëve solli vrasjen e Arben Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij e të afërmit të viktimës, Nesim Hodaj. Autori i vrasjes, Eduart Xhezo është pas hekurave. Lena u shpall në kërkim pasi akuzohej për përkrahje të autorit në krim, por u arrestua në mars të këtij viti. Më 23 mars, ai u kap teksa qarkullonte me armë zjarri në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Lena ishte bashkë me Ariel Kingjin e Kristi Drollin. Por, pavarësisht akuzave, Lena u la në masën ‘detyrim paraqitjeje’.
“Gjykata e Vlorë vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për Ariel Kingjin dhe Kristi Drollin, ndërsa ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për shtetasin Shpati Lena. Seanca është drejtuar nga gjyqtare Arbana Selmanaj, ndërsa prokuror ka qenë Hyrjet Lamaj. Ariel Kingji, Kristi Drolli dhe Shpati Lena u arrestuan, ndërsa ishin duke lëvizur me automjet në zonën e Ujit të Ftohtë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në 4 gusht 2019 në Plazhin e Vjetër, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagosur djali i tij dhe një i afërm i tyre. Në kuadër të operacionit “Waves” (dallgët), u bë arrestimi i Ariel Kingjit, 21 vjeç, Shpati Lena 37 vjeç dhe Gazmend Alushi 50 vjeç, të cilët të tre kishin armë me vete,”- thuhej në njoftimin e asaj kohe.
Pista e dytë është ajo e pazareve të drogës.
Hakim dhe Eduari Xhezo, i arrestuar për vrasjen e Arben Beqirajt kanë qenë subjekte të Operacionit Forca e Lligjit. OFL më Korrik 2020 u nisi kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, dy vëllezërve Eduart dhe Hakim Xhezo. Sipas OFL, ndaj Eduart Xhezo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj në Vlorë. Ndërsa Hakim Xhezo, rezulton i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Për këtë arsye nuk përjashtohet edhe kjo pistë hetimi.
Aktualitet
Vrasja e Madrit Ulqinakut, 18-vjeçari nip i ‘Mandelës’

Pas ngjarjes së ditës së djeshme ku mbeti i vrarë pas një sherri banal 33-vjeçari Madrit Ulqinaku, sot policia ka arrestuar 18 vjeçarin Edjen Dino, ndërsa ka shpallur në kërkim 18-vjeçarin Horgito Peqini dhe 33 vjeçarin Klaudjan Sallufi.
Dyshohet se të tre personat janë të përfshirë në vrasjen me pistoletë me silenciator pas një debati të çastit, të Ulqinakut.
Sipas burimeve nga policia, vrasja është kryer nga 18-vjeçari Horgito Peqini, teksa pjesëmarrës në konflikt kanë qenë Dino dhe Sallufi.
Sa i përket autorit të krimit të djeshëm, mësohet se Horgito Peqini është nipi i Eduard Peqinit, emër i njohur si “Mandela i Elbasanit”, kreu i bandës më të rrezikshme të Elbasanit në vitin 1997.
Banda e ‘Mandelës’ ishte njëra nga bandat më të rrezikshme në vitin 1997 të Elbasanit, e cila terrorizoi Shqipërinë me ekzekutime, djegie personash e me vajza e gra që shërbenin si spiune.
Aktualitet
Kembimi valutor 18.08.2022
Aktualitet
Parashikimi i Motit 18.08.2022
-
Kronike20 hours ago
Shpati Lena dhe Hakim Xhezo që u vranë sot ekzekutuan ‘Arbenin e Çeçesë’
-
Aktualitet18 hours ago
Vrasja e Madrit Ulqinakut, 18-vjeçari nip i ‘Mandelës’
-
Kronike18 hours ago
Viktima e atentatit të sotëm u arrestua 5 muaj më parë
-
Kronike21 hours ago
Atentati në Vlorë, u qëlluan me 60 plumba nga një makinë në ecje
-
Kronike23 hours ago
Elbasan/ Ekzekutimi i Madrit Ulqinakut, qëllohet nga një 20-vjeçar
-
Kronike22 hours ago
Arrestohen dy vëllezërit, detaje nga vrasja në Sarandë
-
Kronike22 hours ago
Vrasja e Madrit Ulqinakut, në 1997-tën i ekzekutuan vëllain
-
Aktualitet20 hours ago
Emrat/ Identifikohen dy viktimat e atentatit në Vlorë