Politike
‘Hotelet fshehin të ardhurat’/ Rama trondit biznesin e turizmit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me sipërmarrësit e rinj në Shkodër.
I pyetur nga sipërmarrësit për zhvillimin e Airbnb-ve, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria nuk ka ende kapacitet për to.
Kryeministri ndërsa u tha se nuk i deklarojnë siç duhet ato që fitojnë, ai theksoi se këtë vit nis një fazë e re për hotelet.
Rama: Ende s’kemi një kapacitet për Airbnb, s’e kemi kapacitetin e hotelerisë të përballojë gjithë atë kërkesë, e kemi lënë që njerëzit të fitojnë ca lek, mos të fillojmë histori me kontrolle e inspektor deri nëpër shtëpi, këtë vit nisim fazën e re për hotelet, e dini më mirë nga të gjithë që nuk i deklaroni siç duhet ato që fitoni, në deklarimin e shtretërve të gjitha hotelet nuk e thonë të vërtetën, nuk ndodh për herë të parë, e kanë kalu të gjithë, ajo që ne do të bëjmë këtë vit, kemi tvsh më të ulët në Evropë dhe rajon, dhe e kemi bërë qëllimisht për t’i dhënë mundësi hoteleve që të fitojnë në fazën e parë, për të fitu keni fitu.
Duke nis nga maji është një program që sipas dëshirës kush nuk do asnjë kontroll inspektor dhimbje koke me histori kontrollesh tatimore të bini dakord të bëj një marrëveshje me tatimet dhe të paguaj 65% nga maji në shtator, sikur e ka 65% të zënë, s’po them Thethin, por 65% nga maji në shtator dhe 30% në periudhën tjetër, një lloj balance, edhe ju keni rezervë, por edhe shteti merr atë që i takon hap pas hapi, vitin e ardhshëm po punojmë për një solucion digjital. Do nisim edhe me Aribnb, por hap pas hapi, mos t’i shtrëngojmë njerëzit, më mirë bën marrëveshjen çfarë ke për të pagu.

