Connect with us

Kosova

Hoxhaj: Duhet një Qeveri e re, Kurti ka krijuar kushte për autonomi territoriale të serbëve

Enver Hoxhaj, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i kthehet seriozitetit të dialogut, gë që ai nuk beson – atëherë Hoxhaj thotë se Kryeministri me marrëveshjen e Ohrit ka krijuar kushte për një autonomi territoriale për serbët.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, ka thënë gjithashtu se ndërkombëtarët nuk kanë më shpresë që Kurti do të bëjë diçka për dialogun.

”Kurdo që Kurti do t’i kthehet marrëveshjes së Ohrit, në veri ai ka krijuar kushte për një autonomi territoriale. Mos të them që ndërkombëtarisht ai përveç se mund të shfaqet në ndonjë konferencë si me qenë ndonjë analist i pavarur, nuk eshte I mirepritur në asnjë vend të botës”, ka thënë Hoxhaj dhe sipas tij, politika e Kurtit është e rënies së lirë.

“Kemi lëndim serioz të raporteve me SHBA-të dhe jemi të sanksionuar nga BE-ja. Nuk ka njohje, nuk ka anëtarësime” – theksoi Hoxhaj teksa dhe deklaroi se Kosova vjen në binarë vetëm me një qeveri të re, që sipas tij nuk duhet të jetë ajo e Albin Kurtit, I cili nuk e ka më mbështetjen që kishte.

Advertisement