Connect with us

Kronike

Humb kontrollin e mjetit, plagoset shoferja e re, detajet e plota

Një aksident ka ndodhur na fshatin Barbullush në Shkodër.

Mësohet drejtuesja e automjetit 23-vjeçarja, ka humbur kontrollin e makinës. Për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Ndërkohë 23-vjeçarja është transportuar në spital, ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

“Rreth orës 15:45, në fshatin Barbullush, shtetasja 23 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. 23-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement