Rajon
Humbën djalin në Shqipëri, prindërit pas varrimit nuk u lejohet të hyjnë në Greqi
Një familje shqiptare pasi humbi djalin e tyre 14-vjeçar, po përballen me problemin për tu rikthyer në Greqi, aty ku jetojnë dhe punojnë. Prindërit e të miturit, mes dhimbjes së madhe që i ka kapluar, duhet të përballen dhe me probleme dokumentacioni, ndërsa nuk iu lejohet që të hyjnë në Greqi.
Pasi varrosën djalin në Shqipëri, prindërit janë përballur me vështirësi kur kanë vendosur që të rikthehen në punë, duke mos u lejuar që të hyjnë në territorin grek, pasi burrit i kishte mbaruar leja e qëndrimit.
Kryetari i komunës Kypseli Agrini, Stratos Iliadhis, i ka bërë thirrje autoriteteve që të lejonte futjen e çiftit në Greqi, të cilët ndodhen prej 30 vitesh. Të gjithë banorët janë të indinjuar nga veprimi i policisë greke, ndërsa kërkojnë që ndaj çiftit të bëhet një përjashtim.
Gabrieli humbi jetën duke lozur me biçikletë, pas një aksidenti tragjik kur përplasi kokën me një gur më 26 prill, ndërkohë që familja jetonte në Greqi.
Mediat greke raportuan se Gabrieli 14-vjeçar ishte duke shëtitur me biçikletë kur u rrëzua dhe humbi jetën. Ai ishte fëmija i vetëm i një familje shqiptare që jetonte në Kypseli Agrini për 20 vitet e fundit. Prindërit shqiptarë punonin në fusha për ta edukuar dhe siguruar një të ardhme për të.