Connect with us

Bota

Humbën jetën në nëndetësen “Titan”, del fotoja e fundit e babë e bir

Një foto e fundit tronditëse e miliarderit britanik pakistanez Shahzada Dawood dhe djalit e tij 19-vjeçar, Sulaiman është publikuar së fundi. Të dy ata duken mjaft të lumtur vetëm pak minuta para se të hipnin në nëndetësen fatkeqe Titan të OceanGate.

Në foto, babë e bir shihen duke pozuar të lumtur së bashku, me dorën e Sulaiman Dawood-it të mbështetur në shpatullën e babait të tij 58-vjeçar. Të dy janë të veshur për zbritjen prej dy orësh e gjysmë në humnerën e akullt në brigjet e Newfoundland, Kanada, me xhaketa reflektuese portokalli, jelekë sigurie, doreza speciale dhe helmeta.

Vetëm pak minuta pasi u bë kjo fotografi më 18 qershor, Shahzada dhe Sulaiman Dawood hipën në nëndetësen Titan, së bashku me tre të tjerë. Themeluesi dhe CEO i OceanGate, Stockton Rush, 61 vjeç, eksploruesi i famshëm i Titanikut, Paul-Henri Nargeolet, 77 vjeç dhe miliarderi britanik Hamish Harding, 58 vjeç.

Një tjetër foto e publikuar nga familja Dawood tregon babanë dhe djalin të përqafuar vetëm disa orë para udhëtimit të tyre fatal. Një orë e 45 minuta pas zhytjes në rrënojat e Titanikut, nëndetësja duket se është shkatërruar, duke vrarë të gjithë në bord.

E veja e Shahzada Dawood, Christine Dawood, foli për zhytjen e Titanit në një intervistë me New York Times. Ajo beson se pasagjerët – duke përfshirë burrin dhe djalin e saj – ndoshta i kaluan momentet e fundit duke dëgjuar këngët e tyre të preferuara në errësirë totale, ndërsa shikonin nga dritaret krijesat biolumineshente të oqeanit.

Christina Dawood dhe vajza e saj 17-vjeçare, Alina, ishin në bordin e anijes mëmë të OceanGate për t’u thënë lamtumirë dy burrave përpara se të nisnin udhëtimin 250,000 dollarë për person

Kur kontakti me nëndetësen humbi më pak se dy orë më vonë, Christine tha se u sigurua se problemet e komunikimit nuk ishin të pazakonta dhe se nëse ndërprerja do të zgjaste më shumë se një orë, zhytja do të ndërpritet dhe nëndetësja do të rishfaqet.

“Unë po shikoja gjithashtu drejt oqeanit, ndoshta duhet t’i shihja ata të dilnin në sipërfaqe”, tha gruaja.

Javën e kaluar, Roja Bregdetare e SHBA njoftoi rikuperimin e “eshtrave të mundshme njerëzore” në pjesët e rrënojave të nëndetëses Titan të gjetura në vendin e shkatërrimit.

Advertisement