Connect with us

Kronike

Humbën kontaktet me fëmijët, dy nëna në Lushnjë denoncojnë humbjen e vajzës dhe djalit

Dy nëna në Lushnjë kanë denoncuar në Polici humbjen e kontakteve me fëmijët e tyre. Përkatësisht një nënë 47-vjeçare ka humbur kontaktin me djalin e saj 23-vjeçar.

Ndërkohë një nënë 56-vjeçare ka humbur kontaktet me të bijën. Po punohet për gjetjen e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Në Komisariatin e Lushnjës janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim shtetaset:

A. Q., 47 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz e Madhe, e cila kallëzon se  ka humbur kontaktet me djalin e saj, 23 vjeçar;

R. M, 56 vjeçe, banuese në Lushnjë, e cila kallëzon se ka humbur kontaktet me vajzën e saj, 42 vjeçare.

Po punohet për gjetjen e tyre.

Advertisement