Aktualitet
Humbet i moshuari/ Nëse e njihni, njoftoni policinë
Kamzë/Informacion paraprak
Më datë 31.03.2023, është konstatuar në Kamzë, i vetëm, një i moshuar që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. I moshuari nuk mund të identifikohet, nuk e mban mend banesën ku jeton dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e tij të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.