Aktualitet
Humbet kontaktet prej dy ditësh, nipi denoncon zhdukjen e hallës
Një 40-vjeçare nga Korça ka humbur kontaktet me familjen e saj që prej dy ditësh.
Ka qenë nipi i saj, shtetasi K. D., 23 vjeç, i cili ka bërë denoncim në Polici, duke thënë se shtetasja F. M., 40 vjeçe është larguar nga shtëpia në datën 24 maj dhe se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Policia po punon për gjetjen e saj.
Njoftimi i policisë
Më datë 25.05.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi K. D., 23 vjeç, banues në fshatin Melçan, Korçë, i cili ka kallëzuar se më datë 24.05.2023, është larguar nga banesa halla e tij, shtetasja F. M., 40 vjeçe, e cila sipas deklarimit të 23-vjeçarit, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj.