Connect with us

Kronike

Humbi drejtimin e mjetit dhe përfundoi në kanal, humb jetën shoferi

Në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, shtetasi G. Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga dalja nga rruga e automjetit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. Ll., 33 vjeç, banues në Kuçovë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Advertisement