Aktualitet
Humbi jetën në aksin Sarandë-Borsh, ja kush është 60-vjeçari
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Sarandë-Borsh.
60-vjeçari Jorgo Bitri, personi në foto, duke drejtuar mjetin e tij tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë 60-vjeçari Bitri ka humburjetën dhe janë plagosur rëndë dy pasagjerët që po udhëtonin me të, shtetasit me iniciale L.K., 44 vjeç dhe A.Z., 47 vjeç. Këta të fundit janë dërguar për në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, rreth orës 05:30 në aksin ‘Sarandë-Borsh’.