Connect with us

Kronike

Humbi kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga, tre pasagjerët përfundojnë në spital

 Një makinë ka dalë nga rruga mesditën e sotme në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”. Mësohet se shoferi i automjetit K.A, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerët të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion  paraprak

Rreth orës 13:20, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi K. A. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.  

Nga aksidenti janë dëmtuar 3 pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertisement