Kronike
Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, në gjendje të rënduar shoferi 68-vjeçar

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi M. R., rreth 68 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi M. R., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

