Connect with us

Kronike

Humbi kontrollin e motorrit dhe u përplas me bordurën, humb jetën 65-vjeçari (EMRI)

Një 65-vjeçar i identifikuar si Axhem Oshafi, ka humbur jetën pasi është aksidentuar me motor.

Policia bën me dije se sot, rreth orës 14:30 në rrugën e fshatit Kutalli, Dimal, 65 vjeçari, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me bordurën e trotuarit, anës rrugës.

Si pasojë e aksidentit ai ka  ndërruar jetë shtetasi. Sakaq, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Advertisement