Politike
Humbi ndjenjat në protestë/ Gjekmarkaj: Ndjeva ngadalësimin e frymëmarrjes
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka rrëfyer detaje nga momenti që humbi ndjenjat në protestën e Opozitës. Gjekmarkaj tha se nuk dëshironte që të largohej dhe se ishte përpjekur të rezistonte. Ai shtoi më tej se në momentin që ndjeu ngadalësimin e frymëmarrjes, kuptoi situatën e vështirë në të cilën ndodhej dhe humbi ndjenjat.
“Unë rezistova disa minuta, nuk doja të ikja nga aty, por ndjeva ngadalësimin e frymëmarrjes. Kur më tërhoqën nga turma e policëve, humba ndjenjat. Nuk ika, as në kafe, as në shtëpi, ika në spital,”- tha Gjekmarkaj.
Gjekmarkaj u dërgua në spital gjatë protestës së 26 dhjetorit. Ai fajësoi policinë, për të cilët tha se kishin ushtruar dhunë mbi të e ndaj kishte humbur ndjenjat.