Aktualitet
Humbi në aksident në Itali, shokët e klasës shprehin ngushëllimet dhe…

19-vjeçari shqiptar që humbi jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik midis Rovato dhe Coccaglio, në provincën e Breshias është Adenajd Hoxha.
I riu po udhëtonte me një “Ford Focus” kur një kamion i doli përballë papritur dhe në tentativë për ta shmangur u përplas me murin anës rrugës. Shqiptari ndërroi jetë në vendngjarje dhe përpjekjet për ta ringjallur ishin të kota.
Hoxha jetonte prej disa vitesh në Itali me familjen e tij.
Këtë vit ai do të përfundonte shkollën e mesme teknike në Rovato dhe më pas donte të vazhdonte studimet në universitet. Sot gjimnazi Lorenzo Gigli në Rovato ka mbajtur një minutë heshtje në kujtim të 19-vjeçarit shqiptar. Shokët e tij kanë bërë edhe homazhe për shqiptarin.

