Politike
HUMBJA E MADHE/ Fatmir Mediu tregon gafat idioteske të opozitës
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu shprehet se opozita ka dështuar për faktin se nuk ka gjetur një gjuhë mirëkuptimi me vetveten në nivelet që duhet.
Mediu thotë se vendimet që janë marrë në kohën që Basha ishte në krye të PD-së, si dalja nga parlamenti, bojkotimi i zgjedhjeve dhe heshtja opozitare pas ndryshimit të kushtetutës, ishin gafa të opozitës.
Veprimet kanë qenë idioteske dhe të papranueshme. Sanksionimi karshi Berishës, ishte goditje e PD-së. Angazhimi i mëtejshëm i Berishës duhet të vinte në funksion të bashkimit të PD-së më tepër se ku e ka pozicionin një individ, atë që do të ofronim, kush duhet të ishte raporti i marrëdhënies me qytetarët për ta bërë te besueshme kauzën tonë, si duhej bashkuar opozita dhe për të vazhduar më tej se si do të silleshim ne në raport me kandidaturat gjatë zgjedhjeve.
Gjatë fjalës së tij, kreu i PR-së thotë se opozita ka shkatërruar vetveten, teksa shton se Kryeministri Rama ka shkatërruar gjithë sistemin.
Fatmir Mediu: Raporti i OSBE-ODIHR parashtron problematika të rëndësishme të mungesës së zhvillimeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Mekanizimat që ka përdorur sistemi, përdorjen e punonjësve të administratës që janë rreth 250 mijë të cilët janë detyruar të ruajnë vendet e punës, kanë krijuar presion tek votuesit shqiptarë. Rezultati i zgjedhjeve, tragjik jo vetëm për opozitën, por për të gjithë Shqipërinë dhe sidomos për qytetarët opozitarë që duan një realitet tjetër.
Si mund të frenohet një sistem i manipulimit të votës, sepse PD pretendon se ka qenë një sistem i angazhuar, janë dhënë para dorazi…?
Fatmir Mediu: Opozita ka histori të veprimit të saj politik, ku e ka ngritur shqetësimin e saj për manipulimin e zgjedhjeve në nivelet më të larta. Dua të kujtoj këtu, pas zgjedhjeve të 2001-shit, ku manipulimet kanë qenë të hapura, kurse tani janë më të sofistikuara. Përgjegjësia jonë është të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këtë nuk mund ta përdorim për show politik të asnjë individi, por për interesa të qytetarëve. U bë kaq kohë që nuk bëjmë një reformë zgjedhore. Opozita ka shkatërruar vetveten dhe Rama ka shkatërruar gjithë sistemin sepse ja kemi dhënë ne me ato veprime idiote që bëmë, me daljen nga parlamenti, moshyrjen në zgjedhjet lokale, mungesa e reagimit në kohë dhe dëshira më të eliminuar atë që na dukej e tepërt. Ne duhet të shtojmë në vend që të pakësojmë.