Bota
‘Humbja e një protagonisti…’, Papa Françesku reagon i prekur pas vdekjes së Berlusconit
Me të dëgjuar lajmin për vdekjen e Silvio Berlusconit, Papa Françesku i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes.
Bergoglio shprehu “pjesëmarrjen e përzemërt në zinë për humbjen e një protagonisti të jetës politike italiane, i cili mbuloi përgjegjësitë publike me një temperament energjik”.
Shenjtëria e tij – nënvizon telegrami dërguar vajzës së tij Marina Berlusconi nga kardinali Pietro Parolin – kërkon nga Zoti paqe të përjetshme për të dhe ngushëllim të përzemërt për ata që vajtojnë largimin e tij.
“Unë bashkohem në ngushëllimet me një kujtim të zjarrtë në lutje” – shtoi ai.