Bota
Humbja e zgjedhjeve nga Milei do të ketë pasoja, Trump kërcënon të ndërpresë ndihmën për Argjentinën
Donald Trump ka paralajmëruar se mund të ndërpresë ndihmën financiare për Argjentinën nëse kandidati i tij ideologjik, Javier Milei, humbet zgjedhjet legjislative më 26 tetor.
Nëse Milei humbet, Trump ka thënë se “ne nuk do të jemi bujarë me Argjentinën”, duke sugjeruar se mund të tërhiqen investimet dhe mbështetja ekonomike. Pavarësisht kësaj, Trump e ka mbajtur qëndrimin se një fitore e Mileit do të forconte lidhjet mes dy vendeve.
Kërcënimi i Trumpit për të tërhequr mbështetje ka pasuar pas përpjekjeve të tij për të ruajtur një aleancë të fortë në Amerikën Latine, duke bërë të qartë se mbështetja është e lidhur ngushtë me përmbushjen e kushteve strategjike.
Në të njëjtën kohë, Trump ka kërcënuar edhe Spanjën për mosrritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, duke lënë të kuptohet se do të vendosë ndëshkime tregtare për këtë arsye.